George Clooney: Arrestimi gjithnjë është poshtërues

Aktori i njohur George Clooney e ka cilësuar poshtëruese, arrestimin për gjysmë ore më parë gjatë një proteste jashtë ambasadës së Sudanit në Washington. Në një reagim të tij një ditë më pas, aktori vlerëson si të rëndësishëm faktin që është pranë të atit. Clooney, babai i tij Nick dhe sahumë të tjerë u arrestuan pasi ata nuk dëgjuan për tre herë rresht thirrjen e policisë për të mos kaluar gardhin që policia kishte krijuar rreth ambasadës. Ata u kapën dhe u shoqëruan në polici të prangosur. “Të arrestohesh është gjithnjë poshtëruese, nuk ka rëndësi se çfarë ti ke bërë, por mbi të gjitha jam i kënaqur që jam së bashku me babin tim”, është shprehur aktori. “Sikur të jesh në burg. Keni qenë ndonjëherë në qeli me personazhe si këta. Sigurisht për të tërhequr vëmendjen për atë që po ndodhë në Sudan, Kongresi dhe presidenti duhet ta dinë”, nënvizoi ndër të tjera aktori pak minuta pas lirimit.

50-vjeçari ishte pjesë e një proteste ndaj presidentit të Sudanit, Omar al-Bashir, i cili sipas protestuesve ka shkaktuar një krizë humanitare në vendin afrikan duke bllokuar hyrjen e ushqimit dhe ndihmës mjekësore nga malet Nuba, në kufirin me Sudanin Jugor. “Ne jemi këtu për të kërkuar lejimin e menjëhershëm të hyrjes së ndihmave në Sudan para se të krijohet kriza më e madhe humanitare në botë. Gjithashtu duam që qeveria e Kartumit të ndalojë vrasjen e njerëzve të pafajshëm, ku përfshihen fëmijë dhe femra”, tha Clooney për CNN para se të shoqërohej nga policia.

 

Comments are closed.