Gërshetat, çfarë modelesh mund të realizojmë?

0
5,442 lexime

floketGërshetat nuk janë thjesht një model flokësh që mamaja apo gjyshja na realizonte kur ishim të vogla.

Tashmë, “braid hairstyle” modelet e flokëve me gërshëta është një trend i parezistueshëm në të gjithë botën.

Ekspertët e modeleve të flokëve tregojnë se ka një model gershetash për çdo tip, gjatësi flokësh.
Sot do të japim një model shumë të thjeshtë, që do t’ju shpëtojë nga krehjet e shumta, do të jetë shumë praktik dhe i rehatshëm për ju, përveçse… tepër tërheqës dhe në modë.

Ndiqni fotot, si ta realizojmë?

1. Ndani flokët në dy pjesë të barabarta dhe filloni të kapni gërshetat tradicional nga poshtë.

2. Kujdesuni që gershetat të realizohen njëlloj dhe të jenë të kapura fort.

3. Në fund vendosini një llastik të padukshëm ose si ngjyra e flokëve tuaj.

4. Lidhini flokët tuaj, dy gërshetat e kapura fort me njëra-tjetrën.

5. Dy gjatësitë e mbetura lidhini sërish, duke i shtrënguar që të rezistojnë dhe të mos hapen.

6. Pjesët e mbetura të dy gërshetave rrotullojini dhe kapini me dy karfica të vogla, në topuzin e formuar te floket tuaj.

Kjo pai gow rules do të bëjë lojëra tuaj më interesante.
Ja ku u realizua! Mund të aplikoni pak llak që të mos dalin fijet e vogla të flokëve.

foto gersheta

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of