Rreth 80 bomba të Luftës së Dytë Botërore janë gjetur në lumin e Bënçës në Tepelenë. Bombat kanë dalë në bregun e lumit dhe janë pikasur nga banorë të zonës.

Menjëherë banorët kanë njoftuar shërbimet e policisë.

Ndërkohë pritet që ditën e nesërme të mbërrijnë forcat e xheniere, të cilët do të bëjnë edhe asgjësimin e tyre.

Policia ka rrethuar zonën deri në momentin e asgjësimit të tyre.