Gjendet copa e avionit të rrëmbyer më 11 shtator

Zëdhënësi i departamentit të policisë në SHBA, Paul Browne, ka thënë se është gjetur një copë e avionit të rrëmbyer në 11 shtator. Copa e madhe e metalit ka shenja të qartë që lexojnë “Boeing Co” dhe një numër të identifikimit. Ajo është gjetur të mërkurën në mes të dy ndërtesave në Menheten, jo larg vendit ku kanë qëndruar kullat binjake. Rreth 3,000 persona kanë humbur jetën në sulmet terroriste të 11 shtatorit, kur aeroplanët e rrëmbyer nga Al Kaida janë përplasur në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani.