Gjermani, Meta takon përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë një vizite pune në Gjermani, u takua me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës në Bundestag. Zyra e shtypit eLSI-së bëri të ditur se në këtë kuadër, z.Meta zhvilloi bisedime me z. Philip Missfelder, deputet dhe zëdhënës i CDU për Politikën e Jashtme në Bundestag. Gjatë takimit, z. Missfelder theksoi se Gjermania mbështet integrimin evropian të Shqipërisë, si dhe ecurinë e përmbushjes së prioriteteve të BE-së brenda vendit. Z. Meta, pasi bëri një përmbledhje të zhvillimeve të fundit në Shqipëri, theksoi se prioriteti ynë kryesor mbetet integrimi evropian, pavarësisht sfidave që vendet e BE-së po kalojnë aktualisht, duke shtuar se integrimi për shqiptarët është më i rëndësishëm se çdo popull tjetër në rajon, për shkak të izolimit të madh historik që vendi ka përjetuar në të kaluarën.Metau takua edhe me z. Dietmar Nietan, deputet i majtë, anëtar i Komisionit të Jashtëm në Bundestag dhe zëdhënës për Evropën Juglindore i partisë opozitare, SPD. Z. Nietan, pasi u interesua për zhvillimet politike në Shqipëri, vuri në dukje se bashkëpunimi më i afërt i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, është në interes të vetë vendeve anëtare të BE-se. Meta theksoi se pavarësisht retorikave të tepërta konfliktuale, Shqipëria ka ruajtur stabilitet qeverisës dhe makroekonomik, duke vënë në dukje këtu se LSI-ja do të vazhdojë të luajë rolin e saj konstruktiv në interes të stabilitetit të vendit, por edhe të rajonit.

 

Comments are closed.