Gjirokastër, sekuestrohen 160 kg marijuanë, 3 në pranga

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 160 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë, ndërsa ka vënë në pranga 3 persona dhe është shpallur në kërkim një i katërt. Në sajë të operacionit të shpejtë të uniformave blu, është bërë i mundur arrestimi i Algert Naçi, 28 vjeç, Edmir Maça, 31 vjeç, Vision Katirai(drejtuesi i mjetit të drogës) 18 vjeç dhe është shpallur në kërkim Dorian Shehu, nga Tepelena, 21 vjeç. Droga e hedhur në fshatin Miricë, ishte e mbështjellë në 145 pako me letër natriban, dhe secila pako peshonte 1.1 kg. Sipas burimeve zyrtare, droga ishte marrë në Lazarat dhe për të shmangun pikën e kontrollit në Ujin e Ftohtë në Tepelenë, sasia ishte transportuar me krahë nëpërmjet pyllit në krah të pikës së kontrollit.  Policia ka sekuestruar dhe dy automjetet me të cilat transportohej droga.

Comments are closed.