Gjuha italiane, kandidatët që testohen . Datat dhe oraret për zhvillimin e provimit CELI 2, CELI 3

Lista e plotë e personave nga të gjitha qytetet që do të testohen me shkrim dhe me gojë për certifikatën e njohjes së gjuhës. Institucionet ku do të zhvillohet provimi

Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin studimet jashtë vendit duhet të kenë të certifikuar njohjen e gjuhës italiane. Kështu, Instituti Italian i Kulturës publikon datat për zhvillimin e provimeve me shkrim dhe atyre me gojë, për të marrë certifikatën e gjuhës italiane CELI 2 dhe CELI 3, lëshuar nga Universiteti për të Huaj i Perugia-s. Për provën me shkrim, të gjithë kandidatët duhet të paraqiten në Tiranë, sipas orarit dhe qendrave të përcaktuara. Kështu, të gjithë të interesuarit, në momentin e hyrjes duhet të jenët të pajisur me një dokument identifikimi dhe që të jetë i vlefshëm ditën kur do të zhvillohet provimi (Pasaportë të firmosur, kartë identiteti ose patentën e re). Gjithashtu, kandidati duhet të punojë me stilolaps, pasi sipas rregullores, është i ndaluar përdorimi i lapsit. Gjithashtu, Instituti Italian i Kulturës njofton se është e ndaluar futja në ambientet e provimit, çfarëdo lloj materiali (libra, fletore, fjalorë etj.), si dhe celularët. Gazeta “Republika” boton të plotë sot listën e personave që do t’i nënshtrohen provimit me gojë dhe me shkrim, si dhe datat, oraret dhe vendet ku do të kryhet provimi.

Për më shumë, lexoni gazetën “Republika”

 

Comments are closed.