Gjuha ka shumë funksione, gënjeshtrën më të madhe ta bëj të vërtetë

 Pa skulpturën, pikturën, pasqyrën dhe fotografinë, njeriu nuk do të njihte fytyrën e tij, pot ë shikohej edh në një pellg me ujë, do ti dukej vetja i deformuar si shkopi në unë. Dhe ne shqiptarët e kemi parë shpesh veten të deformuar dhe jo si duhet të ishim. Ne na pëlqen genjeshtra për të fshehur të vërtetën. Këto qëllime të mbrapshta i bën gjuha. Shqipëria nuk pranohet në BE, se duam ta shohim veten dhe ngjarjet sin a pëlqejnë dhe jo si duhet. Paradoksi është se nuk firmosen tre ligje të kërkuara nga Bashkimi Evropian, për tu pranuar në parlamentin e saj. Edi Rama kryetar I opozitës socialiste, duhet ta shoh veten e tij në pellgun me ujë, si peshku pa tru, që shikon krimbin dhe jo grepin. Kush po pranohet të hyjë në Evropë, Shqipëria apo Fieri? Tre ligjet e kërkuara nga BE, Shqipëria do të firmosë, është e domosdoshme . kjo nuk do koment, kjo nuk do diskutim. Shqipëria do të pranohet edhe pa firmosur edhe 3 ligjet, por do të na hajë kohë deri edhe më 23 qershor, dhe Edi Rama do ta shikojë veten sin ë pellgun me ujë. Evropa I ka kuptuar disa gabimet e saj dhe po na lutet të votojmë 3 ligjet, që s’kanë lidhje me problemet e brendshme të vendit. Kjo na kujton vazhdën e problemeve tona, të Partisë së Punës së Enver Hoxhës. Prishja e marrëdhënieve me qeverinë e Jugosllavisë së Titos pse u lidh me imperializmin anglo-amerikan. Po kështu Shqipëia ndëpreu marrëdhëniet politike-ekonomike-ushtarake-diplomatike me Bashkimin Sovjetik, sepse u kritikua rëndë Stalini për problemet e tij nga kolegët, Byroja politike. Gjithashtu më kujtohet prishja me Kinën, sepse Maus Ceduni, presidenti I Kinës, u takua me Niksonin, presidentin e SHBA-ve pa pyetur Enver Hoxhën etj. Në fund  u shkruajt një libër me titullin “Dy popuj miq”. Gënjeshtra nuk ka fund, por gjuha I fsheh. Por historia do ti mbulojë me turp, ata që pengojnë Shqipërinë për të hyrë në Evropë. Jemi në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013. Populli do të zgjedhë qeverinë më të mirë, atë që na mëson të qeverisim vetveten, që të mos këputemi, të mos përkulemi dhe të mos dridhemi. Super struktura është pasqyra e rendit ekonomik për mirëqënien e popullit.

Nga Koli Çobo