Ngjyrat e ndryshme kanë impakt të ndryshëm në trurin e njeriut. Thuhet se e kuqja sjell oreksin dhe njihet si ngjyra e kuzhinës. E gjelbra ka një efekt qetësues dhe dominon dhomat e ndenjes.

Po dhoma e gjumit? Blu, e kaltër nuk ka rëndësi, mjafton të luani me nuancat e blusë.

Ky nuk është supozim, e thotë shkenca.

Një studimi i Travelodge doli në përfundimin se e kaltra mund të ketë një ndikim real në cilësinë e gjumit.

Studiuesit gjetën se nga mijëra të anketuar, njerëzit që flinin në dhoma të lyera me nuancat e blusë ishin më të qetë në përgjithësi, në krahasim me ata që flinin në një dhomë të lyer me nuancat e ngjyrave të tokës.

Efekti qetësues i blusë, shprehet Chris Idzikowski nga Edinburgh Sleep Centre, lidhet me receptorët e specializuar të quajtur qeliza ganglion në pjesën e retinës së syve tanë, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj ngjyrës blu.

Një tjetër studim shkencor ka dalë në përfundimin se çarçafët e bardhë luftojnë stresin, ankthin apo pagjumësinë. Mjafton të shtroni në krevatin tuaj çarçafë të bardhë, të lyeni muret ngjyrë të kaltër dhe kjo do të ndikojë drejtpërdrejtë në psikozën tuaj.

Leave a comment