Gjykata Administrative, biznesi kërkon miratimin e ligjit

Komisioni i Ligjeve ka nisur sot diskutimin për pr/ligjin “Për ngritjen e Gjykatës Administrative”. Në mbledhjen e sotme, komisioni i grupeve të interesit kanë paraqitur para Komisionit të Ligjeve propozimet për këtë ligj. Dy kanë qenë problemet më shqetësuese për shoqatat e biznesit dhe përfaqësuesit e shoqatave të gjyqtarëve dhe avokatëve në mbledhje. Së pari numri i gjykatave administrative që sipas tyre duhet të jenë 12 në shkallë vendi dhe tre apeli, ndryshe nga sa parashikon projektligji aktual, pra 6 gjykata të shkallës së parë dhe një apeli. Përfaqësuesit e biznesit kërkuan amendimin e draftit, për të ngritur 12 gjykata në qarqe dhe 3 Apeli, ndryshe nga sa është projekti i qeverisë që parashikon 6 të tilla. Biznesi propozoi gjithashtu që në radhët e gjyqtarëve administrative, të rekrutohen edhe ekspertë të fushës ekonomike. Por shoqatat e gjyqtarëve dhe avokatëve e kundërshtuan këtë propozim dhe kanë këmbëngulur që gjyqtarët administrativë të vijnë vetëm nga magjistratura. Pas miratimit në parim të hënën e shkuar të projektligjit për Gjykatën Administrative, i mbetur peng i mosmarrëveshjeve për më se tre vjet në Kuvend, Komisioni i Ligjeve do të vazhdoje nesër diskutimin e projektligjit nen për nen, mes anëtarëve te tij. Nga ana e qeverisë, pr/ligji mbrohet nga zv/ministrja e Drejtësisë Brikena Kasmi, ndërsa nga opozita relator për pr/ligjin është caktuar deputeti socialist, Armando Subashi.

Comments are closed.