Goditjet astmatike në verë, disa këshilla parandaluese

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Temperaturat e larta janë të rrezikshme per ata qe marrin fryme me vështirësi, pasi ato e thajnë ajrin dhe e ashpërsojnë atë. Te gjithe ata qe vuajne prej kësaj sëmundjeje, sapo vjen stina e veres, nisin njëkohësisht edhe stinën e “vuajtjeve” te tyre. Prandaj, ekspertet japin keshillen kryesore ndaj ketyre pacienteve, qe te mos dalin ne asnje menyre gjate pikut te vapes ne stinen e nxehte te veres. Pasi ata rrezikohen te pesojne atake te forta astmatike, te cilat mund t’i çojne edhe drejt vdekjes. Studiuesit kane arritur ne përfundimin se shkalla e larte e lagështirës, shkakton probleme te medha ne rrugët e frymëmarrjes si edhe ne lengjet e kockave. Viruset respiratore behen edhe me agresive ne temperatura te larta. Astma bronkiale eshte nje semundje alergjike e bronkeve dhe rrugeve te frymemarrjes. Ne pjesën më të madhe, ne gati 80 per qind te rasteve, shkaqet përgjegjëse per shfaqjen e semundjes ndodhen ne ajer dhe përcaktohen me ane te provave te alergjisë. Ne nje pjese te vogel, gati ne 20 per qind, sëmundja nuk ka shkaktare përgjegjës të dukshëm. Por mund te ndodhe qe faktorë shkaktare te ndodhura ne mjedisin e jashtëm ta shpërthejnë per here te pare dhe ta ngacmojnë vazhdimisht sëmundjen gjate ecurisë se saj ne menyre te vazhdueshme. Përveç kesaj, te gjitha astmat bronkiale jane te njejta per sa i perket mekanizmave qe jane përgjegjës per ndryshimet qe ndodhin ne epitelin bronkial (mukozen qe mbështjell bronket). Si rezultat, te gjitha astmat bronkiale jane sëmundje alergjike te rrugëve te frymëmarrjes. Shkaktaret alergjike ne ajer me te shpeshte jane mikroorganizmat, qe ndodhen te pluhurat e shtepise dhe polenet e ndryshme. Por ajo mund te shkaktohet dhe nga substanca te ndryshme te prejardhura nga kafshët shtëpiake, myku i ambienteve te brendshme, por dhe te jashtme, alergjenet e tjera që gjenden te ilaçet dhe ushqimet, viruset e ndryshme qe kapin rrugët e frymëmarrjes (te ftohurat e zakonshme). Ne faktorët e jashtëm futen dhe cilësia e ajrit si: lagështia, presioni atmosferik, tymrat dhe ndotësit e ndryshëm, faktorë këta që zënë një peshe te rëndësishme ne rendimin e gjendjes shëndetësore te astmatikeve.

Këshilla parandaluese

Mbajini fëmijët ne vende te ajrosura mire

Eliminoni lagështirën, sidomos ne dhomat e gjumit

Eliminoni ambientet e pa ajrosura mire dhe me myk

Ushqeni me gji fëmijët, të paktën deri ne moshën 1 vjeç.

Shmangni sterilitetin e tepruar ne rritjen e fëmijëve.

Shmangni mbipërdorimin e detergjenteve

Shmangni përdorimin e ushqimeve qe përmbajnë alergjenet

Shmangni ekspozimin ndaj poleneve te luleve

Gratë shtatzëna nuk duhet te qëndrojnë ne ambiente me tym duhani

Fëmijët e vegjël nuk duhet te qëndrojnë ne ambiente ku pihet duhan

Ndjekja te mjeku specialist dhe zbatimi me përpikëri i rekomandimeve te tij.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here