Goja, dhe sa baktere që ndodhen në të

gojaNumri i baktereve që njerëzit mund të kenë në gojë, është më i madh se sa numri i njerëzve në botë, zbulon një studim i ri amerikan, i bërë nga stomatologët. Por, më shumë se sa numri i baktereve, brengos fakti se disa prej tyre mendohet se shkaktojnë sëmundje kronike.

Studimi i bere nga stomatologët dhe i porositur nga prodhuesi i produkteve për higjienën e gojës, “Listerine Antiseptic” nga Nju Jorku, tërheq vërejtjen se higjiena e keqe e gojës mund të lidhet me sëmundjet kronike, siç është diabeti apo edhe sëmundjet e zemrës.

Vetëm një në tre pjesëmarrës në studim ka deklaruar se përdor perin e dhëmbëve dhe ujin higjienik per shpëlarjen e gojës, kurse më pak se gjysma e tyre kane bere te ditur se vizitojnë stomatologun dy here ne vit, me qellim te preventives se sëmundjeve, thotë stomatologu John E. Dodes.

 

 

Comments are closed.