Google humb gjyqin ndaj Apple

Google ka dështuar në përpjekjen e saj të fundit për ta bindur agjencinë amerikane të tregtisë se Apple ka shkelur pronën e saj intelektuale. Rasti u përqendrua në një pretendim i cili thotë se krijuesi i iPhone duhet të kishte licencuar një tipar i cili ia mundëson telefonit të injorojë prekjet, kur i njëjti mbahet afër kokës së përdoruesit. Patentën e kontestuar, Google e kishte fituar nga blerja e kompanisë Motorola Mobility, për një shumë që e tejkalonte vlerën prej 12.5 miliardë dollarëve. Apple mund të ishte përballur me një ndalim të importit të telefonit të saj në SHBA, në rast se do ta kishte humbur rastin.