Google ndryshon rregullat, BE heton

Rregullat e reja të privatësisë së Google-it, që hynë në fuqi më 1 mars, do të hetohen nga autoritetet e BE-së, sepse Franca po insiston që me këtë po shkelen ligjet evropiane. Mbikëqyrësi i të dhënave të Francës, CNIL (Komisioni Kombëtar i Informimit Francez), i dërgoi Google-it një letër, në të cilën i tha se do të çojë një hetim për këto rregulla, ku përfshihen edhe të dhënat e përdoruesve individualë, të mbledhura nga ueb-faqet e ndryshme të internetit. Google, në janar, tha se është duke i thjeshtuar rregullat e privatësisë, duke i bashkuar 60 rregulla në një dhe e promovoi këtë si një ndryshim pozitiv. Përdoruesit duhet patjetër t’i pranojnë rregullat e reja, nëse duan të vazhdojnë t’i përdorin shërbimet e Google. “CNIL dhe autoritetet e informimit të BE-së janë shumë të shqetësuar, në lidhje më kombinimin e informacioneve personale. Ata kanë dyshime të mëdha, nëse është e ligjshme dhe e drejtë në përputhje me legjislacionin evropian për mbrojtjen e të dhënave”, i kishin shkruar mbikëqyrësit e të dhënave të Francës, Google-it. Google i ka futur në fuqi ndryshimet më 1 mars dhe ka kundërshtuar kërkesat nga rregullatorët evropianë. Përplasja rreth të dhënave private ndodh në një kohë mjaft të ndejshme për Google-in, biznesi i të cilit është bërë model për largimin e kërkimit të lirë, e-mailit dhe shërbimeve të tjera, duke fituar të holla nga shitja e reklamave. Tashmë, është duke u hetuar nga autoritetet kompetente të BE-së dhe Komisioni Federal i Tregtisë së Shteteve të Bashkuara rreth asaj se si do të renditen rezultatet e kërkimit, se nëse ato favorizojnë produktet e tyre apo të rivalëve. Në letrën që iu kishte përgjigjur CNIL-it, Google tha se është më se e lumtur t’u përgjigjet pyetjeve të BE-së. “Siç kemi thënë disa herë më parë, derisa rregullat e privatësisë tonë po ndryshojnë më 1 mars, ato asnjëherë nuk kanë qenë kaq të forta”,- tha Piter Flisher, mbrojtësi global i privatësisë së Google. Ai tha se “kemi besim se rregullat tona të reja të privatësisë i respektojnë të gjitha të dhënat dhe principet europiane”. Sipas propozimeve të bëra nga BE-ja, kompanitë si Google, Facebook dhe Yahoo duhet t’i kërkojnë përdoruesve lejen për të përdorur të dhënat e tyre. Përdoruesit e internetit mund edhe të kërkojnë që të dhënat e tyre të fshihen nga ueb-faqet përgjithmonë dhe kjo quhet “e drejta për t’u harruar”. Ministria Tregtare dhe Industriale e Japonisë paralajmëroi të mërkurën se Google duhet të ndjekë ligjin e Japonisë, në zbatimin e qasjes saj të re dhe se Google duhet patjetër të japë shpjegime për të adresuar shqetësimet e përdoruesve. Google ka theksuar se përdoruesit mund të kërkojnë në mënyrë anonime, për të mos u gjurmuar, si edhe duke përdorur llogari të ndara për shërbime të ndryshme. Përdoruesit mund të kontrollojë preferencat e tyre reklamuese dhe të sigurohen që historia e tyre në ueb-faqe nuk është gjurmuar.

Comments are closed.