Gra e vajza …edhe Halle Berry ka celulit dhe strija. Shikojeni vetë…

Gra gëzohuni! Edhe Halle Berry është njerëzore. Ajo është sexy, e bukur dhe shumë elegante e megjithatë aktorja e famshme 42 vjeçare ka difekte ashtu si të gjitha gratë e këtij planeti, kryesisht ato që vendosin të bëhen nëna. Sikur të mos mjaftonin fotot e tre ditëve më parë ku aktorja është fotografuar në plazh me celulit..ja dhe smaliaturat ose më mirë strijat në lëkurë. Është dashur vetëm pak që ajo të ngrinte krahun dhe këmisha ka lënë zbuluar strijat në ijet e saj, shenja të lëna nga shtatzania. Aktorja ka një vajzë 4 vjeçare dhe ka lënë pas një divorc të dhimbshëm me babain e Nahlas, vajzës së saj. Halle Berry është e bukur kjo nuk vihet në dyshim. Por fotot na tregojnë se edhe aktoret e mëdha kanë probleme të njëjta me gratë normale. Po fundja ia vlen pasi fitorja më e madhe është të sjellësh në jetë një fëmijë.

Comments are closed.