Grabitja te teatri Skampa, zbulohet shuma e parave që u morën dhe kujt i përkisnin

Dalin detaje të reja lidhur me grabitjen e ndodhur në teatrin “Skampa” të Elbasanit.

Policia e këtij qyteti del me deklaratë lidhur me ngjarjen dhe thotë se rreth orës 11:00 të së dielës, salla operative është njoftuar për një vjedhje në teatrin “Skampa”, në lagjen “Luigj Gurakuqi”.

Shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore dhe bazuar në deklaratën e financieres së këtij institucioni rezulton se janë vjedhur rreth 4500 euro në kasafortën e zyrës së financieres së këtij institucioni.

Nga hetimet paraprake rezultion se kjo shumë parash ishte e saj personale të cilat i kishte lënë për ruajtje në zyrën e saj. Mësohet se shumën e parave financieres ia kishte dërguar i vëllai, të cilin e kishte emigrant.

Po në vijim të veprimeve në vendngjarje si dhe nga deklarimet e personave përgjegjës të zyrave rezulton se persona të paidentifikuar dyshohet që natën mes të shtunës dhe të dielës, të kenë hyrë nga dera e pasme e teatrit, por nuk kanë vjedhur asnjë send në pronësi të insititucionit, por thjesht kanë hapur dyert e zyrave.

Aktualisht grupi hetimor, po vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të faktit të lënies së kësaj shume në ambientet e zyrës së financieres.

Sakaq uniformat blu po po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Similar Posts