Grafiku i shpërndarjes së pensioneve në Tiranë

Posta Shqiptare publikon grafikët e rinj të pagesës së pensionistëve

Përcaktohen datat e pagesës së pensioneve për pensionistët. Kategoria dhe rendi i pagesës, duke nisur nga numri më i vogël. Vijon marrëveshja mes ISSH-së dhe Postës Shqiptare

Filiali i Postës Tiranë, në kuadrin e reformimit të shërbimit të pagesës së pensioneve, për t’i paraprirë procesit të informatizimit, ka hartuar grafikët e rinj të pagesës së pensioneve për çdo zyrë postare dhe çdo sportel. Lidhur me këtë fakt, gazeta “Republika” publikon grafikët që përcaktojnë datat se kur mund të merret pensioni nga ana e pensionistëve, sipas radhës. Kështu, sipas marrëveshjes me ISSH-në, datat e pagesës se pensionit janë përcaktuar sipas kategorive dhe rendit rritës të urdhër-pagesës, duke filluar nga numri më i vogël. Çdo pensionist do të gjejë në grafik datën e marrjes së pensionit, sipas numrit të pensionit që ka në librezë. “Të nderuar pensionistë, lutemi respektoni grafikun që ju të ndjeheni komod në zyrat tona postare! Ne do të jemi pranë jush, në çdo moment, dhe për çdo informacion apo ankesë për shërbimin. Ju lutemi telefononi në numrin pa pagesë të Postës Shqiptare 08004141”, përfundon deklarata zyrtare e Postës Shqiptare.

 

 Për më shumë lexoni gazetën ‘Republika’

Comments are closed.