Pas kapjes në Greqi të gomones me 1.6 tonë kanabis sativa të nisur nga Himara, mediat greke shkruajnë sot se në kërkim është një “bos i madh” i cili thuhet se është shqiptar dhe jeton në një vilë në bregdet.

Por nuk ka detaje të tjera për këtë shqiptar. Nga hetimet greke ka dale se gomonia me drogë kishte destinacion plazhet e Turqisë. Ajo do të këmbehej me heroinë.

Por sipas medias greke, tani policia është në kërkim të shqiptarit, që dyshohet si “big bossi”.

Hetimet e policisë kane zbuluar se mafia shqiptare krijoi organizatën me qendër në Athinë dhe me përfshiu në të grekë të njohur.

Ndërkohë, teksa publikohen të dhëna nga jeta luksoze e 63-vjecarit, thuhet se ai iku nga shtëpia, mori dy pasaportat e tij, një greke dhe një italiane, pasi kishte studiuar e jetuar gjatë në Itali.

Mori dhe një valixhe me rroba dhe aq para sa ju gjenden dhe shkoi në një hotel ku dhe u kap. Greku i dytë i arrestuar është rreth të dyzetave, pronar i një parkingu skafesh në Porto Rafti. /Syri.net