Greva në Francë, “bllokon” Milanin, Allegri: Ndeshja, është si finale

Skuadra e Milanit, nuk arrin të niset në Spanjë, për shkak të një greve të zhvilluar në Francë, që ndalon fluturimet. Ndërkohë që trajneri Allegri shprehet se kjo është ndeshja më e rëndësishme e sezonit për skuadrën e tij. Greva e kontrollove të fluturimeve në Francë, në fakt ka bllokuar për momentin lëvizjen e skuadrës italiane drejt Barcelonës. Ndërkohë që po studiohen alternativa të tjera lëvizjeje, rrezikohet që mbërritja të realizohet një ditë para fillimit të ndeshjes në Camp Nou, ndërkohë që sot Allegri duhej të kishte folur në stadiumin katalanas në orën 18.30, dhe pas gjysmë ore do të ishte stërvitja. Në Spanjë, Milanit i duhet një element më tepër në krahasim me garën në San Siro: goli. Ndoshta Allegri mund t’i besojë edhe Pato. “E kam parë dje pas një muaji, ka bërë stërvitjen e parë me skuadrën, ndërsa sot në Barcelonë do të bëjë stërvitjen e dytë”, shprehet ai. Skuadra e Milanit ka bërë publike listën e plotë të lojtarëve që do të udhëtojnë në Barcelonë, ndërsa aty është edhe emri i sulmuesit Alexandre Pato. Braziliani ka pasur probleme me lëndime gjatë gjithë sezonit, ndërsa së fundmi është mjekuar në SHBA dhe thuhet se mjekët e kanë zbuluar shkakun, ashtu që ai nuk do të ketë më probleme të ngjashme. Ndërkohë që Allegri do të mbështesë kërkesën e Adriano Gallianit në lidhje me vendimmarrjen për portierët për të limituar dyshimet me topat pranë linjës. “Janë vendime që duhet të merren nga organet kompetente, besoj se tani, përveç vendimeve që merren çdo javë nga arbitrat dhe asistentët, gjëja më e rëndësishme është se në këtë pikë të kampionatit, jemi të parët me dy pikë avantazh”, nënvizon trajneri.

Skuadra e plotë e Milanit:

Portierë: Abbiati, Amelia, Piscitelli

Mbrojtës: Abate, Antonini, Bonera, De Sciglio, Mesbah, Mexes, Nesta, Zambrotta, Yepes

Mesfushorë: Ambrosini, Aquilani, Boateng, Emanuelson, Nocerino, Seedorf

Comments are closed.