“Grupet shqiptare me plantacione kokaine në Amerikën Latine”

0
233 lexime

Pak ditë më parë Policia e Shtetit sekeustroi sasinë rekord prej 613 kilogramësh kokainë e cila vinte nga Kolumbia. Pas këtij aksioni, janë ngritur shumë dyshime rreth aktivitetit të shqiptarëve në vendet e Amerikës Latine.

Fabian Zhilla, ekspert i kriminalistikës, mendon se grupet kriminale shqiptare kanë arritur të krijojnë parcelat e tyre tëkokainës në Amerikën Latine.

“Ne nuk dimë sa kartele shqiptare kanë plantacionet e tyre në Amerikën Latine. Unë mendoj që ka, por nuk dimë numrin e karteleve. Nuk dimë sa kartele janë dhe si operojnë. Pra është një kartel që furnizon grupet shqiptare këtej, apo secili nga kartelet shqiptare ka parcelat e veta”, tha ai për Ora News.

“Mendoj që kemi kartele të ndryshme shqiptare që operojnë Itali dhe grupe shqiptare që operojnë në Gjermani dhe Britaninë e Madhe”, vijoi ai.

Studiuesi shton se në rastin e sekuestrimit të 613 kg kokainë, policia duhet të priste, që të kapeshin organizatorët, pasi kokat e trafikut nuk u arrestuan.

“Do të duhej të pritej të kapej, le të themi deri ku shkonte dhe kush ishin organizatorët le të themi, sepse një kapje e tillë siç e shikoni, janë kapur thjesht shoferët dhe nuk janë kapur kokat”, tha ai./a.m./noa.al/

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of