Grupi parlamentar socialist, kundër privatizimit të Albpetrol

Partia Socialiste do të votojë kundër privatizimit të kompanisë Albpetrol. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e grupit parlamentar. Deputetët socialistë do të kundërshtojnë privatizimin e kompanisë së vetme të nxjerrjes së naftës në vend, pasi sipas tyre po bëhet në mungesë të plotë të transparencës. Ata do të kërkojnë në seancë përse nuk është bërë analiza e plotë e gjendjes aktuale të Albpetrol dhe përse qeveria po ngutet nëe privatizimin e kësaj kompanie pa ditur vlerën e saj reale. Për opozitën kjo është qartazi një tjetër aferre e qeverisë, të cilën pritet ta kundërshtojnë në seancën parlamentare të ditës së mërkurë. Ky vendim konfirmon vendimin e deputetëve të selisë rozë në Komisionin e Ekonomisë të cilët kanë kundërshtuar jo vetëm formulën e shitjes por edhe mënyrën e mbledhjes së taksave pas privatizimit të kësaj kompanie. Deputetët socialist në Komisionin e Ekonomisë kanë pretenduar se privatizimi po bëhet në kushtet e mungesës së informacionit.

Comments are closed.