Halimi: Përmbaruesit privatë shkelin procedurat

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, nuk ka kursyer akuzat kundrejt përmbaruesve shqiptar. Sipas Halimit, ka pasur raste ku përmbaruesit privatë kanë shkelur procedurat. “Krijimi i Përmbarimit Privat ne Shqipëri sipas modeleve më të mira Europiane padyshim qe është hapi me i rëndësishëm ne forcimin  dhe konsolidimin  e shtetit te se drejtës. Shteti i së drejtës nuk mund te kuptohet pa efikasitetin dhe efiçencën e duhur ne dhënien e drejtësisë ne kohe te arsyeshme”,- kështu u shpreh gjatë fjalës së tij, ministri Halimi. Sipas tij, për të gjithë ata përmbarues që shkelin procedurat dhe ligjin, do të merren masa konkrete. “Ne kemi monitoruar disa here procesin e 53 përmbaruesve. Kanë dalë probleme te cilat janë duke u trajtuar. Ka pasur raste kur përmbaruesit privatë kanë shkelur procedurat nga nxitimi për të ndihmuar në gjyq fituesit. Rastet e bankave, institucioneve shtetërore apo edhe rastet e kompanive te sigurimit janë duke u trajtuar nga Ministria e Drejtësisë dhe shpejtë do te ketë masa përkatëse”,- bëri me dije Halimi. Faza e dytë e reformës së përmbaruesve shqiptarë pritet që të prekë përmbaruesit shqiptarë.

Similar Posts