Halimi: Regjistrimi fillestar i tokës do të përfundojë brenda vitit

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Zyrave të Pasurive të Paluajtshme në rrethe. Në fjalën e tij në këtë takim, ministri Halimi deklaroi se regjistrimi digital i tokës është prioritet themelor për vendin. Ndër të tjera ai shprehu shqetësimin se ka patur probleme me regjistrimin fillestar të tokës por theksoi se regjistrimi fillestar do të përfundojë brenda vitit. Më tej ministri e konsideroi projektin e Bankës Botërore dhe projektin e OSBE për regjistrimin si  prioritet absolut, ndaj kërkoi me urgjencë  riformatimin e skemës së monitorimit të projekteve. “Çdo vonesë në përmbushjen e detyrave nga çdo zyrë regjistrimi do të sjellë largimin e çdo përgjegjësi”, u shpreh ministri Halimi. Në përfundim të takimi ai përgëzoi zyrën e Tiranës për digjitalizimin e arkivës. Ligji i ri për regjistrimin e pasurive të paluajtshme që do të miratohet nga parlamenti do të sjellë hapjen e “One-Stop Shop”, për noterët në Tiranë.

Comments are closed.