Harmonia fetare, përfaqësueset e Clinton, leksion në Tiranë

Nisma “2012 orë kundër urrejtjes fetare” mbërrin edhe në Shqipëri. Përfaqësuese nga SHBA zhvilluan një leksion me studentët shqiptarë ku promovuan harmoninë fetare. “Shqipëria, për harmoninë fetare dhe për mbrojtjen e hebrejvë është nje rast i jashtëzakonshëm, për tu krenuar dhe për tu marrë shembull, nga shumë shtete të botës”, u shprehën Farah Pandith dhe Hanah Rosenthal, dy përfaqësueset e sekretares amerikane të shtetit, Clinton. Ato theksuan gjithashtu se kanë realizuar me Hannah një video për Shqipërinë. “Ju shpëtuat çdo hebre që ishte në Shqipëri dhe bëtë mirë dhe bëtë atë që ishte e ndershme. Ne kemi shkuar në botë duke folur për Shqipërinë si ambasadorët tuaj jo zyrtarë”, ka theksuar Pandith. Ndër të tjera në fjalën e tyre, ato deklaruan se bëhet fjalë për një fushatë sensibilizimi që shtrihet në 193 vende, ndërsa leksioni u zhvillua në formë të hapur ku edhe studentët patën mundësi të bënin pyetje. Të dërguarat e SHBA kanë deklaruar më tej se, dallojnë në botë rritjen e ndjenjës së urrejtjes mbi baza fetare prandaj këshilluan që të rinjtë shqiptarë të mos jenë pjesë e kësaj urrejtje.

Comments are closed.