Shëndet

Harvard: Konsumi i peshkut, jetoni më gjatë

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Të gjithë ata që janë mbi 65 vjeç dhe konsumojnë peshk mund të jetojnë 2 vjet më gjatë se ata që nuk konsumojnë acidet yndyrore omega-3, këto të fundit gjenden kryesisht në frutat e detit.

Në këto përfundime ka arritur studimi i fundit i kryer nga shkenctarët e Harvardit. Ky studim ka treguar se të gjithë ata persona që kanë nivel të lartë të acideve yndyrore omega-3 janë më pak të rrezikuar nga vdekja e papritur. Por edhe rreziku nga sëmundjet e zëmrës reduktohet me 35%. Për të arritur në këto përfundime shkencatarët kanë analizuar me detaje 2700 persona me moshë mbi 65 vjeç. Ky studim ka vërtetuar që personat që kanë nivel të lartë të acideve yndyrore omega-3 në gjak rrezikojnë më pak nga cdekja e cila mund të shkaktohet nga komplikacionet shëndetësore.

Gjithashtu është vërtëtuar se këta persona kanë jetuar 2.3 vjet më gjatë se personat e tjerë. Për këto rezultate janë dashur 16 vite, pasi para 16 vjetësh janë marrë personat e parë në studim. Acidet yndyrore omega-3 gjenden tek peshqit siç është për shembull salmoni, sardelet, harenga, etj.

“Rezultatet e hulumtimit tonë tregojnë që me të vërtetë është i rëndësishëm konsumimi i acideve yndyrore omega-3, për shkak të ruajtjes së sistemit kardiovaskular”, ka thënë autori i studimit Driush Mozaffarian, profesori i asociuar në departamentin për epidemiologji në Harvard.

Ky studim është publikuar në revistën “Annals of Internal Medicine”.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here