Haxhinasto: Angazhim për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe rajonit

Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, priti dje, në takim, Ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Shqipëri, rezident në Shkup, Lars Wahlund. Gjatë takimit, ministri Haxhinasto vlerësoi mbështetjen e Suedisë për integrimin europian të vendit tonë dhe theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për përmbushjen me sukses të reformave në përputhje me prioritetet e Komisionit Evropian për Shqipërinë. Më tej ai theksoi se për Shqipërinë ka rëndësi jo vetëm ana sasiore, por edhe cilësia e adoptimit dhe e zbatimit të këtyre reformave për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, në tetor të këtij viti. Dy bashkëbiseduesit diskutuan mbi situatën në rajon, me theks të veçantë mbi situatën aktuale në Maqedoni dhe Kosovë, dhe ranë dakord se të gjithë aktorët politike duhet të dënojnë çdo incident me karakter etnik dhe të angazhohen me të gjitha mundësitë për perspektivën evropiane të këtyre vendeve.

 

 

 

Comments are closed.