Haxhinasto: LRI, platforma më e mirë e rinisë shqiptare

Lëvizja Socialiste për Integrim, organizoi në qytetin e Elbasanit një takim me studentët. Qëllimi kryesor i takimit ishte diskutimi mbi një propozim që LRI-ja do t’i bëjë Këshillit Bashkiak të Elbasanit për implementimin e disa elementeve të rëndësishme të kësaj karte që studentët të përfitojnë shërbime sa më të mira në qytetin e tyre. I pranishëm në këtë takim ishte edhe zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto, i cili në fjalën e tij u shpreh se LRI-ja është platforma më e mirë e rinisë shqiptare. Ai deklaroi se Lëvizja Rinore për Integrim, është edhe një platformë shumë e rëndësishme për zërin e të gjithë studentëve dhe të rinisë shqiptare në përgjithësi. “Prandaj, jam i bindur që këtë hapje të saj, këtë mundësi që ka LRI-ja për të shërbyer si platformë e rëndësishme e rinisë shqiptare ju do ta vlerësoni dhe do ta shfrytëzoni, me qëllim që idetë që keni për veten tuaj, për arsimin mbi të gjitha sigurisht të merren në konsideratë. Të merren në konsideratë dhe të kthehen në politika të cilat zbatohen”,- tha ndër të tjera z. Haxhinasto. Ndërkohë që në një prononcim dhënë për mediat lokale, zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto, u shpreh se ashtu si edheLSI-ja, edhe LRI-ja është në procesin e riorganizimit të saj. Sipas tij, janë duke u zhvilluar konferencat nëpër rrethe dhe më pas do të ketë një konferencë kombëtare ku do të bëhen zgjedhjet përkatëse. “Në Elbasan do të zhvillohet në fillim të muajit prill, ku me kandidatura alternativa do të sillet kryesia e re e Elbasan dhe do të përcaktohen edhe delegatët për të marrë pjesë në Konferencën Kombëtare të LRI-së”,- përfundoi ai.

Comments are closed.