Haxhinasto, vizitë zyrtare në Maqedoni

Zv/kryeministri, njëherësh edhe ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Maqedoni, me ftesë të Ministrit të Jashtëm maqedonas Nikolla Poposki. Në programin e vizitës veç bisedimeve zyrtare ndërmjet dy ministrave të Punëve të Jashtme, janë parashikuar takime të Ministrit Haxhinasto edhe me Presidentin e Maqedonisë Gjeogje Ivanov, me Kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski, me Kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me Zëvëndëskryeministren për Çështjet e Eurointegrimit, znj. Teuta Arifi. Gjithashtu ministri Haxhinasto do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit e partive kryesore politike shqiptare në Maqedoni. Vizita e kryediplomatit shqiptar në Maqedoni vjen pas situatës së tensionuar mes shqiptarëve dhe maqedonasve, ku para pak ditësh u rrahën 15 nxënës në afërsi të Shkupit ndërsa tre ditë më parë u dogj edhe flamuri shqiptar.

Comments are closed.