Heidi Klum thyen heshtjen pas ndarjes nga Seal

Modelja gjermane ka thyer heshtjen në lidhje me jetën e saj personale, që pas ndarjes nga bashkëshorti Seal. Heidi Klum gjatë kësaj kohe ka qëndruar në heshtje, ndërsa shfaqet në një intervistë për « Elle », ku rrëfen jetën e saj. Supermodelja 38 vjeçare, e ka konsideruar ndarjen si një uragan të jetës së saj. “Me duket sikur jam në qendër të një uragani. Goditja të vjen andej nga nuk e pret”, thorë Klum. Ajo pranon se pavarësisht se martesa e saj me Seal dukej si një përrallë, në fakt lidhja e tyre ishte plot më probleme, të cilat ata janë munduar që t’i mbajnë sekret.  “Nuk mund ta ndash me mbarë botën atë çfarë të ndodh në jetë private. Ndan me publikun anën më të bukur. Megjithatë unë nuk dua që të merrem gjithë kohës me këtë ngjarje. Unë dua të eci përpara me jetën time, me familjen time, me biznesin tim. Pavarësisht se janë thënë shumë gjërat për të, për mua, unë nuk do të komentoj asgjë”, tha Klum. Çifti ka katër fëmijë dhe supermodelja Klum shprehet fuqishëm se ajo do të jetë gjithnjë në mbrojtje të tyre.

Comments are closed.