Hemoragjia cerebrale. Mënyrat për të parandaluar goditjen

Ndërsa mundësitë për të ndërhyrë kur ndodh një hemoragji cerebrale janë të pakta, mundësitë e parandalimit të kësaj hemoragjie janë të shumta.

E rëndësishme është të fillohet më parë, kur jeni të shëndetshëm. Ja dhjetë rregullat kryesore të parandalimit të një hemoragjie cerebrale.

Kontrolle periodike- në mënyrë të veçantë në rastin e një rreziku të shtuar, dhe gjithmonë duke nisur nga mosha 60 vjeçare është mirë të realizoni vizita tek mjeku. Ai do të identifikojë edhe profilin tuaj të rrezikut vaskular.

Mos pini duhan-duhani favorizon bllokimin e enëve të gjakut, që është shkaku i parë i një hemoragjie cerebrale

Bëni sport-duhet të praktikoni përditë aktivitet fizik të moderuar, si të bëni një shëtitje në ajër të pastër për 30 minuta në ditë.

Kontrolloni peshën-evitoni të shtoni në peshë. Në subjektet që janë mbipeshë reduktimi i kileve të tepërta ka efekt pozitiv lidhur me presionin e gjakut, si edhe mbi yndrnat në gjak dhe tek njerëzit të cilët vuajnë nga diabeti.

Kufizoni përdorimin e alkoolit– nuk duhet të kaloni 2 gota verë në ditë, ose dy kriklla birre për person. Gratë duhet të konsumojnë gjysmë gote vere në ditë.

Korrigjoni ushqimin-reduktoni përdorimin e yndyrnave që vijnë nga shtazët, rrisni konsumin e peshkut , të frutave, të perimeve, të drithërave dhe të bishtajoreve , që janë burim mineralesh dhe antioksiduesish.

Kufizoni kripën– marrja e përditshme e kripës në dietë duhet të jetë reduktuar të paktën 6 gramë, sidomos për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni arterial.

Kontrolloni tensionin-tek subjektet me hipertension, të cilëve nuk u bën punë moderimi i  mënyrës së jetesës , duhet të merren edhe ilaçet kundër tensionit të lartë të gjakut.  Vlerat e këshillueshme janë më të ulëta se 14-9 .

Kontrolloni gliceminë-duhet të bëni kontrolle periodike të glicemisë në mënyrë që të diagnostikoni përpara kohe prezencën e diabetit. Tek diabetikët reduktimi i masës së trupit , modifikimi i stilit të jetës  dhe kontrolli i faktorëve të tjerë duhet të kihen në një vëmendje të veçantë.

 

 


Comments are closed.