Hemorragjia cerebrale, shenjat dhe rreziku

Gjithmonë flasim për sëmundje dhe për mënyrën e kurimit të tyre, por ajo që është më e vlefshme është parandalimi. Sigurisht, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Hemorragjia në tru, edhe pse është një sëmundje, e cila nuk është shumë e përfolur, ka filluar gjithnjë e më tepër që të bëhet problem serioz për popullatën. Populli e njeh si sëmundjen e ”plasjes së gjakut në tru” dhe, në shumicën e rasteve, rezulton fatale për njerëzit. Në fakt, kështu e konsiderojnë edhe mjekët specialistë. Faktorët që ndikojnë në hemorragjinë në tru janë të shumtë, por më kryesori është përdorimi i tepërt i alkoolit. Përdorimi i tepërt dhe i vazhdueshëm i tij, bën që pacientit t’i shkaktohet një hemorragji në tru, pasi ai ul forcën koaguluese të gjakut. Sot, do të keni mundësinë të lexoni rreth hemorragjisë cerebrale, mënyrën e parandalimit, si ta mënjanojmë, shenjat, faktorët që ndikojnë në avancimin e sëmundjes, rreziku, trajtimi, simptomat e sëmundjes, cila grupmoshë apo gjini preket më shumë e shumë informacione të tjera. Në shumë raste këshillat vlejnë për të evituar shfaqjen e sëmundjes dhe në raste të tjera për ta kuruar atë. Kështu ju mund të lexoni brenda pesë faqeve rekomandime me shumë vlerë për hemorragjinë cerebrale. Çelësi është gjithnjë tek informacioni, dhe këtë do e gjeni të plotë bashkë me këshilla të vlefshme nga mjekët në suplementin e sotëm prej 5 faqesh.

Faktorët që ndikojnë në avancimin e sëmundjes

Hemorragjia cerebrale njihet ndryshe nga populli edhe me fjalët “i ra pika, ose i plasi gjaku në tru”. Më të rrezikuar nga kjo sëmundje janë njerëzit që kanë probleme me zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Për këta të sëmurë, mjekët rekomandojnë që të evitohet sa më shumë ekspozimi ndaj diellit, sidomos në orët më të nxehta të ditës, temperaturat e larta bëhen shkak për rritjen e presionit të gjakut.

Faktorët kryesorë që ndikojnë në avancimin e kësaj sëmundjeje kaq të rrezikshme te gratë janë:

– Pilulat kontraceptive

– Pirja e duhanit

– Mbipesha

– Migrena

Nëse këta katër faktorë do të puqeshin së bashku, rreziku për një hemorragji cerebrale do të ishte i dyfishtë dhe shumë i rrezikshëm për jetën, aq sa mund të themi vdekjeprurës.

Shenjat e hemorragjisë cerebrale

Hemorragjia cerebrale ose infarkti i trurit, kryesisht ndodh në moshat mbi 60-vjeç, por njihen raste edhe në moshat e reja. Shenjat kryesore që i sëmuri paraqet janë:

– Nuk flet (nuk mund të shqiptoj dot asnjë fjalë), ose nuk i kuptohen fjalët (belbëzon);

– Nuk lëviz gjymtyrët (dorën ose këmbën); Tërheqja e muskujve të fytyrës të asaj ane që nuk lëviz dorën ose këmbën;

– Urinon dhe defekton në mënyrë të pavullnetshme;

– Të dridhura të pjesshme ose në të gjithë trupin;

– Të vjella. Në këtë situatë nëse i sëmuri ka të vjella është mirë që të bëhet kthimi i kokës në anën e majtë me qëllim që të mos bllokohen rrugët e frymëmarrjes dhe të hiqen protezat kur ato janë. Kur i sëmuri ankon për të vjella, dhimbje koke, të dridhura, çrregullime të tensionit dhe të ritmit të zemrës, duhet patjetër të bëjë vizitë mjekësore për t’i paraprirë paralizës. Të kontrollohet, rregullisht, tensioni tek të sëmurët me tension të lartë sidomos tek ata me trashëgimi familjare të sëmundjes dhe të mos abuzohet me mjekimin. Një mjekim i rregullt i tensionit të lartë të gjakut dhe i çrregullimeve të ritmit të zemrës do të parandalonte një situatë të tillë.

Rreziku i hemorragjisë cerebrale

Kohët e fundit, një rrezik i madh për shëndetin, është hemorragjia cerebrale. Femrat janë ato që preken më shpejt se meshkujt nga kjo sëmundje. Rreth 15 për qind e pacientëve janë nën 45-vjeç. Hemorragjia cerebrale quhet ndryshe, edhe infarkti i trurit. Ai vjen si rrjedhim i bllokimit të një arterie në tru, që pengon dhe qarkullimin e gjakut. Faktorët kryesorë që ndikojnë në avancimin e kësaj sëmundjeje kaq të rrezikshme te gratë janë: pirja e duhanit, mbipesha dhe migrena. Nëse këta faktorë do të përputheshin së bashku, rreziku për një hemorragji cerebrale do të ishte i dyfishtë dhe shumë i rrezikshëm për jetën, aq sa mund të themi vdekjeprurës. Në tri orët e para pas rënies së infarktit, kemi masën e shpejtë me medikamente. Në rastet kur pacienti nuk arrin të përmirësohet me medikamente, është i detyrueshëm një operacion urgjent. Afro 80 për qind e këtyre pacientëve nuk mbijetojnë më shumë se një javë. Ndërsa pacientët që arrijnë të mbijetojnë dhe të përmirësohen brenda 48 orëve, kanë shanse të mira për jetesë.

Si ta mënjanojmë sëmundjen

Për të mënjanuar një sëmundje të tillë të rrezikshme, një kujdes i madh duhet treguar me ushqimin dhe sportin. Mënjanimi i lyrave si dhe ushtrimi i sportit është një domosdoshmëri, që rregullon cilësinë e jetës së njeriut.

Trajtimi i sëmundjes

Studim mbi njohjen e mënyrave e reja për trajtimin e hemorragjisë cerebrale ka nxjerrë në pah se kjo sëmundje është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve. Por në ç’mënyrë mund të parandalohet kjo sëmundje? Për përgjigjen e kësaj pyetje janë zhvilluar një seri studimesh dhe shumë prej tyre rekomandojnë ilaçe të ndryshme. Por pyetja që tani shtrohet është se sa njihen këto ilaçe e mënyra të reja nga personeli mjekësor në klinika e spitale. Në këtë kuadër, kohët e fundit u botua një analizë shkencore, e cila merr në shqyrtim mbi 400 studime të kryera mbi hemorragjinë cerebrale. Përfundimet e analizës lënë të kuptohet se personat e prekur nga hemorragjia cerebrale nuk kanë qenë në gjendje të marrin trajtimin e duhur mjekësor, pasi në shumë raste personeli mjekësor nuk ka dijeni rreth mënyrave të reja të efektshme për trajtimin e kësaj sëmundjeje. Shkencëtarët shqyrtuan me kujdes afro 400 raste me hemorragji cerebrale dhe vunë re se në disa klinika pacientëve të moshuar u ishin mohuar ilaçe kundër koagulimit të gjakut që janë provuar si parandalues të efektshëm të hemorragjisë cerebrale tek personat që vuajnë nga aritmia e zemrës. Këto ilaçe nuk u jepeshin të moshuarve, pasi personeli mjekësor shqetësohej se ilaçi mund të shkaktonte hemorragji, nëse pacienti pa dashje rrëzohej. Por kërkimet e hershme kanë treguar se ky lloj trajtimi nuk shkakton asnjë problem tek të moshuarit. Ekspertët thonë se të kesh ilaçin e të mos dish ta përdorësh është njësoj si të mos e kesh, prandaj u bëjnë thirrje mjekëve dhe të gjithë personelit mjekësorë që t’u kushtojnë më shumë vëmendje arritjeve të reja në këtë fushë e t’i vënë ato në zbatim.

Simptomat

– I sëmuri nuk flet, nuk mund të shqiptojë dot asnjë fjalë, ose nuk i kuptohen fjalët (belbëzon)

– Nuk lëviz gjymtyrët dorën ose këmbën

– Ndjen tërheqjen e muskujve të fytyrës të asaj ane që nuk lëviz dorën ose këmbën

– Urinon dhe defekton në mënyrë të pavullnetshme

– Ka të dridhura të pjesshme ose në të gjithë trupin

Sëmundja në shifra

Peshku parandalon hemorragjinë cerebrale

Në një studim botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, thuhet se ngrënia e peshkut mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të hemorragjisë cerebrale, një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, shkencëtarët pranë Universitetit Harvard studiuan për 12 vjet dietën ushqimore të 40 mijë burrave të moshave nga 40 deri në 75 vjeç. Studimi arrin në përfundimin se personat që hanë mish peshku thuajse çdo ditë dhe ata që përdorin mish peshku vetëm disa herë në muaj përfitojnë thuajse njësoj për nga shëndeti. Mishi i peshkut ndihmon në parandalimin e hemorragjisë cerebrale, pasi acidi yndyror që përmban peshku ndihmon qarkullimin e gjakut. Gjatë këtij studimi, shkencëtarët nuk u përqendruan në ndonjë peshk të veçantë, prandaj duket se përdorimi i çfarëdolloj peshku për ushqim, është mirë për shëndetin.

 

Alkooli parandalon hemorragjinë cerebrale?

Me një ose dy gota alkool në ditë, do ulni ndjeshëm hemorragjinë cerebrale. Kujdes! Asnjëherë bashkë me cigare. Përdorimi në normë i alkoolit, mund të ulë ndjeshëm rrezikun ndaj hemorragjisë cerebrale, por nuk duhet të shoqërohet me cigare. Studimi në të cilin morën pjesë më shumë se 20.000 persona në Britaninë e Madhe, tregoi se personat që nuk pinin duhan dhe konsumonin një sasi të vogël alkooli, kishin 40 për qind më pak mundësi që të pësonin hemorragji cerebrale, se ata që nuk pinin fare. Por kur pija alkoolike shoqërohej me cigare, ky veprim mbrojtës zhdukej, cituan studiuesit e Universitetit të Keimbrixh gjatë një konference të Akademisë Amerikane të Neurologjisë nëToronto. Më saktësisht, konkludimet dolën pas një ndjekje të 22.254 personave, për rreth 12 vjet me radhë dhe gjatë këtyre viteve u shënuan 900 episode me hemorragji cerebrale. Sipas studimit, personat që konsumonin alkool brenda normave, një deri në dy gota të vogla vere për gratë dhe një sasi pak më e madhe për burrat, kishin ulje të rrezikut për të pësuar një episod cerebral rreth 37 për qind. Këto rezultate pozitive kishin të bënin vetëm me ata që nuk pinë duhan. Si ndikojnë këta faktorë risku në shfaqjen e iktusit, si mund të njihet dhe parandalohet kjo sëmundje.

Comments are closed.