Nëpër shekuj, shumë persona kanë pëshpëritur frazën: “Duhet të jetë Hënë e plotë atje jashtë”, në një përpjekje për të shpjeguar ngjarje të çuditshme natën. Në të vërtetë, perëndesha romake e Hënës mbante një emër që mbetet i njohur edhe sot, “Luna”, ose prefiksi i fjalës lunatik – i çmendur. Filozofi grek, Aristoteli, dhe historiani romak, Plakushi Plin, thoshin se truri ishte organi “më i lagësht” në trupin e njeriut dhe si rrjedhim më i prekshëm nga ndikimet e Hënës, e cila shkakton dallgët. Besimi në “efektin e çmendurisë hënore”, apo “efekti i Transilvanisë” siç e quajnë ndonjëherë, mbizotëroi në Europë edhe në Mesjetë, atëherë kur qeniet njerëzore mendonin shpesh për shndërrimin në njerëz-ujq apo vampirë gjatë netëve me Hënë të plotë. Edhe sot, shumë njerëz mendojnë se fuqitë mistike të Hënës shkaktojnë çrregullime, shtrime në spitale psikiatrikë, vetëvrasje, vrasje, aksidente në trafik, përleshje, kafshime qensh dhe gjithfarësoj ngjarjesh të çuditshme.

Uji

Duke ndjekur Aristotelin dhe Plakushin Plin, disa autorë bashkëkohorë, si psikiatri nga Majemi, Arnold Lieber, kanë hedhur idenë që efektet e Hënës së plotë mbi sjelljen vijnë për shkak të ndikimit ndaj ujit. Në fund të fundit, trupi i njeriut është 80 për qind ujë, kështu që ndoshta Hëna vepron me magjinë e saj, duke prishur rreshtimin e molekulave të ujit në sistemin nervor. Por ka të paktën tri arsye, përse ky shpjegim nuk qëndron.

1. Së pari, efektet gravitacionale të Hënës janë shumë të vegjël për të gjeneruar efekte të dukshëm mbi aktivitetin e trurit, jo më sjelljen. Siç thotë një astrolog, një mushkonjë mbi krahun tonë ushtron më shumë tërheqje gravitacionale se sa Hëna.

2. Së dyti, forca gravitacionale e Hënës ndikon vetëm në trupat e hapur me ujë, si oqeane e liqene, por jo burime të mbyllur uji, si trupi i njeriut.

3. Së treti, efekti gravitacional i hënës është i fuqishëm vetëm gjatë Hënave të reja – kur Hëna është e padukshme për ne.

Nga buron

Nëse efekti i Hënës është thjeshtë një legjendë urbane astronomike dhe psikologjike, përse është kaq i përhapur? Ka disa arsye të mundshme. Sigurisht që mbulimi mediatik luan një rol. Shumë filma amerikanë i përshkruajnë netët me Hënën e plotë si skenat e ngjarjeve të tilla si therje, vrasje dhe sjellje psikotike. Po kështu, studimet tregojnë se shumë njerëz bien pre e një fenomeni që psikologu Jean Chapman e quan “korrelacion iluziv” – perceptimi i një asosacioni që, në fakt, nuk ekziston. Për shembull, shumë njerëz që kanë dhimbje të kyçeve këmbëngulin që dhimbja e tyre rritet gjatë kohës me shi, ndonëse studimet e hedhin poshtë këtë. Pak a shumë, si mirazhet me ujë që ne vëzhgojmë në rrugë të lira gjatë ditëve të nxehta të verës, korrelacionet iluzivë mund të na bëjnë të perceptojmë fenomene kur këta nuk ndodhin. Megjithatë, ky shpjegim, ndonëse mund të jetë një pjesë e rëndësishme e gjëzës, nuk tregon se si nisi nocioni i Hënës së plotë. Një ide intriguese për origjinën e tij na vjen prej psikiatrit Charles Raison dhe shumë kolegëve të tij. Sipas Raison, efekti i çmendurisë hënore mund të përmbajë një pjesëz të vërtetë në kuptimin që dikur mund të ketë qenë real. Raison mendon që përpara mbërritjes së ndriçimit të jashtëm në kohët moderne, ndriçimi i madh i Hënës së plotë nuk i lejonte njerëzit që jetonin jashtë që të flinin – duke përfshirë shumëkënd që kishte çrregullime mendore. Për arsye se mungesa e gjumit shpeshherë shkakton sjellje të çrregullta me disa kushte të caktuara psikologjikë, si çrregullimi bipolar (më parë i quajtur depresion maniak), Hëna e plotë mund të ketë qenë lidhur me një rritje të numrit të sjelljeve të çuditshme në një epokë të shkuar. Kështu që, ky efekt, në fjalët e tyre mund të jetë një “fosil kulturor”. Ne mund të mos e mësojmë asnjëherë nëse ky shpjegim është i saktë. Por të paktën në botën e sotme, efekti i çmendurisë hënore duket se i ka shumë të dobëta bazat.

A mund të ndikojë Hëna në sjelljet e njerëzve

Në fakt, kjo gjë nuk mund të përjashtohet, madje shume persona mendojnë se është kështu. Përgjegjësi kryesor i këtij ndikimi, nëse vërtet ekziston, është melatonina, hormoni qe rregullon ciklin e gjumit dhe te zgjimit. Janë vëzhguar me kujdes variacione te ciklit te megatoninës ne lidhje me fazat hënore, por janë variacione te vogla dhe nuk është e qarte nëse shkaktohen nga ndriçimi hënor, apo nga një “ore” biologjike qe ka evoluar me racën njerëzore dhe se do te vazhdoje te funksionoje edhe pa Hënën. Çfarë është efekti “Transilvani” dhe a ekziston vërtet? Është një nga bindjet me te përhapura mbi Hënën: fakti që Hëna e plote favorizon rritjen e agresivitetit mes njerëzve dhe realizimin e një numri të madh aksidentesh e katastrofash. Fenomeni e ka marre emrin nga fakti se, ne kinema dhe letërsi, konti Drakula në Transilvani ishte me aktiv gjate netëve kur Hëna ishte e plotë. Në të vërtetë, ne te kaluarën shumë njerëz mendonin se Hëna mund te ndikonte mbi gjendjen psikike te tyre, aq sa ne shekullin XIX ne Angli prania e Hënës së plotë gjatë një vrasjeje konsiderohej si lehtësi ne proceset gjyqësore. Studimet shkencore lidhur me këtë fakt nuk e kane konfirmuar ekzistencën e këtij fenomeni. Ndoshta, sepse, siç theksonte një psikolog amerikan, efekti Transilvani ekzistonte vetëm në të kaluarën, kur nuk kishte ndriçim artificial dhe hëna ishte burimi i vetëm i natës. Prania e saj mund te favorizonte pagjumësinë, qe është një faktor rreziku për kriza agresiviteti dhe epilepsie. Por sot, me shkëlqimin artificial, kjo lidhje nuk ekziston me, dhe ne fakt as studimet nuk e konfirmojnë ketë gjë. Me hënën e plote rritet edhe numri i lindjeve? Edhe ne këtë rast ka pasur shume studime, rezultatet e te cilave kane qene kontradiktore. Megjithatë, studimi me i kompletuar është realizuar ne vitin 2004, ne Karolinën e Veriut, të 550 lindje nga viti 1997 deri ne 2001-shin dhe nuk u gjet ndonjë lidhje mes fazave hënore dhe lindjeve.