Hija e KGB-së në vrasjet mister

25 % e administratës përbëhet nga ish kolegë të Putin në Lubjanka  

Kontrollojnë naftën, gazin si edhe kompanitë bankare dhe ato ajrore. U imponojnë diktatin e tyre gazetave dhe ndërmarrjeve private. Organizojnë operacione jashtë vendit. Janë ish agjentët sekretë, që falë mbështetjes së Vladimir Putin, tashmë përfaqësojnë  25% të nomenklaturës së Moskës. Dhe që, si në kohët e vjetra, duket se kanë në kokën e tyre një armik të vetëm: Perëndimin. “Urime FsB”: shiriti blu me gërma të bardha, përshkon të gjithë lumen që rrjedh afër Kremlinit, në mënyrë që të jetë lehtësisht i dallueshëm nga vargjet e makinave të zeza luksoze të vipave , që shkojnë për të vizituar fortesën antike të carit. Urimet për festën e ditëlindjes së Shërbimeve Federale të Sigurisë (Fsb quhet tashmë e njëjta strukturë që ndillte frikë nën emrat Ceka, Nkvd, Kgb) bëhen nga konsorciumi ndërtimor Crost, një nga konstruktorët më të mëdhenj të kryeqytetit rus, që deri më sot nuk ishte përfshirë kurrë më parë në politikë. Por kohët ndryshojnë dhe për 20 dhjetorin, festën profesionale të çekistëve (siç vazhdojnë të quhen ende nga e kaluara e tyre), një shoqëri private shpenzon shuma të konsiderueshme për një gjest që bën garë me zbukurimet e tjera të vitit të ri. Edhe sepse për ditëlindjen e saj Fsb do të marrë një seli të re në Moskë, me një sipërfaqe prej 30 mijë metrash katrorë, pasi zyrat që la KGB nuk mjaftojnë më.

Moska riatdheson vrasësit e Jandarbiev

Por në 23 dhjetor shërbimet sekrete të Kremlinit kanë marrë edhe një dhuratë tjetër: nga aeroporti qeveritar i Vnukovo-2, kanë mbërritur me një fluturim special 9045 Doha-Mosca, një aeroplan ky i skuadrliljes presidenciale, dy njerëz ë cilëve u njiheshin vetëm emrat. Anatolij Belashkov dhe Vassilij Bogaciov gjendeshin në burg në Katar, pasi në 13 shkurt të vitit 2004, lideri çeçen Zelimkhan Jandarbiev ishte hedhur në erë bashkë me xhipin e tij përpara një moske nëDoha. Dhe ja ku kthehen në Moskë, pas një faljeje të dhënë nga emiri i Katarit, që u ka dhënë atyre të drejtën ta vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm në atdheun e tyre.  Një operacion nën koperturë (në fakt shumë pak nën koperturë, duke pasur parasysh se të dy të sapoardhurit u identifikuan menjëherë), në traditën më të keqe të KGB-së, që prej 30 vjetësh i kishte dhënë  fund vrasjeve të kundërshtarëve politikë jashtë Rusisë. Belashkov dhe Bogaciov (një bashkëpunëtor i tretë ka mundur t’i shpëtojë burgut falë një pasaporte diplomatike), u kapën, u gjykuan dhe u dënuan si spiunë për vrasje dhe për trafik armësh. Duket se eksplozivi i atentatit ishte futur në Katar nëpërmjet një valixheje diplomatike të ambasadës ruse.

Është një skandal ndërkombëtar, por atë ditë të gjitha edicionet e lajmeve në Rusi u hapën me lajmin e riatdhesimit të dy killerave sikur atë të ishin heronj të vërtetë. Dhe presidenti Vladimir Putin ka marrë në telefon emirin për ta falenderuar  për “gjestin e vullnetit të mirë”. Në vigjilje të vitit të ri , gjenerali i Fsb, Viktor Cerkesov (ish officer i Kgb së Shën Pjetërburgut si Putin) ka publikuar në të përditshmen popullore “Komsomolskaja Pravda” një manifest të titulluar « Kgb është në modë”. Në fakt më shumë se një modë përngjan me një mahni.

Enigma “Yushchenko”, “Kirpa” dhe “Liakh”

 Agjentët janë prezentë në të gjitha strukturat e pushtetit në të njëjtën mënyrë siç janë dhe në frikën e rusëve të thjeshtë. Dhe ndërkohë që në kinema buçet “Numri i matrikullës”, ku një officer madhor heroik arrin të zbulojë dhe të ndalojë një komplot botëror  të Osama Bin Laden , oligarkët rusë dhe luftëtarët çeçenë ( është filmi i parë postkomunist i sponsorizuar nga shteti), në jetën e vërtetë zhvillohen skenare filmash. Për shembull helmimi i presidentit ukrainas Viktor Yushchenko. Fakti që ai mbijetoi dhe pse me fytyrë të dëmtuar, pas një darke me bazë dioksine me shefat e shërbimeve sekrete ukrainase, është një tjetër provë që KGB nuk është më ajo e njëherë e një kohë. Historia shumë e errët e helmimit (nuk është ende e qartë nëse ishte iniciativa e Kievit, apo një ndihmë e vogël e kolegëve ne Moskë) ngjan me një fotokopje të vrasjeve në bazë dozash vdekjeprurëse që dilnin nga laboratori i gjeneralit

Sudoplatov, mjeshtrit të helmeve të Lavrentij Berias. Mbetet fakti se nëKiev, viktimat e famshme të incidenteve të mëdha janë rritur shumë pasi Kremlini ka tentuar ta çojë Ukrainën nën vorbujt rusë. Në 27 dhjetor, ministri i Transporteve të Ukrainës , Gheorghij Kirpa, një prej sponsorëve kryesore të fushatës së kandidatit filorus Viktor Janukovic, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij. U qëllua apo e qëlluan? E megjithatë tre javë më parë, ishte prerë në fyt Jurij Liakh, një bankier shumë afër Janukovic: nëKievflitet se të dy dinin pak më shumë sesa duhej.

25% e administratës ruse ish agjentë të KGB

Moda e KGB vjen nga zemra e ish perandorisë. Nuk është një rastësi që me Kremlinin merret një ish kolonel i shërbimeve. Thuhet se janë të lidhur me KGB edhe dy kariget e para të shtetit: kryeministri Mikhail Fradkov dhe presidenti i Dumës, Boris Gryzlov. Është gjeneral i KGB-së ministri i Mbrojtjes, Serghej Ivanov,  që konsiderohet nga shumë si delfini i Putin. Sipas fjalëve nuk ka dyshim që në rradhët e ish agjentëve ben pjesë dhe  Igor Secin, zv/përgjegjës i administratës presidenciale. Secin konsiderohet dhe strategu i shkatërrimit të Yukos, e organizuar si një operacion sekret me shumë shantazhe, përdorim të drejtësisë dhe falsifikime të tjera.  Edhe Victor Ivanov, president i këshillit të administratës të Aeroflot, ka punuar për Kgb.Janë “silovikët», njerëzit e forcës, grupi i të lidhurve të shërbimit, që sipas sociologes Olga Kryshtanovskaja, tashmë përbëjnë 25% të nomenklaturës ruse. Drejpërdrejtë ose indirekt ata mund të kontrollojnë naftën, gazin, bankat, metalurgjinë. Të ardhur bashkë me Putin nga Shën Pjetërburgu, silovikët, janë kthyer në pak vite një masë kritike që po ndryshon Rusinë. Në dhjetor Duma, ka aporvuar me leximin e parë, me maxhorancë, një ligj antiterrorizëm që forcon në mënyrë të jashtëzakonshme pushtetet e Fsb-së. Dokumenti parashikon vendosjen e një regjimit special në rastin e “alarmit për terrorizëm”. Në të cilin pranohen përgjimi i telefonatave, kushtëzimi i lirisë së lëvizjes, ndalimi i grumbullimeve publike dhe çensura e shtypit.

Eksperti i sigurisë Alexandr Golz, vë në dukje se ligji është votuar nga Duma pikërisht ditën kur George Bush ka firmosur normat e reja të luftës kundër terrorizmit dhe reformën në shërbimet sekrete. “Amerikanët e kanë njohur falimentimin e shërbimeve të tyre pas 11 shtatorit”, shpjegon ai, “ndërkohë që rusët propozojnë të shtojnë pushtetin e FSB-së”. Që kur Putin ka hyrë në Kremlin, bilanci i Fsb-së është rritur me 360%. Nën krahun e Lubjankës janë kthyer trupat e forcave të rojs kufitare, që në kohët e BRSS bënin pjesë në KGB dhe të cilat Boris Jeltsin i kishte bërë autonome. Gjithçka duket sikur është kthyer si më parë, edhe vizioni i Perëndimit si armiku kryesor. Ndërsa rezidencat e spiunazhit rus jashtë janë shtuar, partia putiniane “Rusia e Bashkuar” ka propozuar një ligj që do të pengojë hyrjen në Rusi të të huajve që “sillen pa respect për Rusinë dhe bëjnë deklarime të parespektueshme mbi vlerat shpirtërore, kulturore dhe historike”. 

Rreziku vjen nga Perëndimi

Rreziku vjen gjithmonë nga Perëndimi, si në kohët kur historia ruse tenton të kthehet drejt autoritarizmit. Kur deklarohet se KGB është në modë, Viktor Cerkesov feston “komunitetin shpirtëror” të njerëzve të shërbimeve si një “strukturë të rëndësishme” të Rusisë së Madhe. “Çekistët dhe Rusia janë historikisht të lidhur dhe çdo sulm kundër nesh në fund të fundit i drejtohet shtetit dhe popullit”  thuhet për të gjithë ata që kritikojnë pushtetin e madh të Lubjankës.Kështu ndërsa Cerkesov qan një Rusi të rrezikuar nga armiqtë e jashtëm që i urojnë një fat afrikan të genoicidit dhe të shkatërrimit antropologjik”, ish liberalët si ish strategu politik i Kremlinit, Vladislav Surkov, citojnë si kolonë të pestë liberalët filoperëndimorë. Semion Novoprudskij, ish komentator brilant i “Izvestia” është i bindur se e gjithë kjo nuk do të zgjasë shumë : “Do të marrë fund shpejt pasi e vetmja gjë që ata dinë të bëjnë mirë është të luftojnë një armik imagjinar. Por kur Rusia do të khehet të qeveriset nga një qeveri demokratike gjëja e parë që duhet të bëjë është të ndalojë ish agjentët e KGB-së të marrin karrige shtetërore”.

Shumë sigla, por i njëjti tmerr

1917:  në 20 dhjetor Felix Edmundovich Dzerzhinskij themelon Ceka, Crezvycajnaja Komissija, Komisionin e Jashtëzakonshëm. Objektivi i policisë politike revolucionare është të luftojë kundërevolucionin dhe sabotimin e BRSS në lindjen e saj.

1922: 8shkurt  Ceka shndërrohet në , Gpu, dmth Administrata politike e shtetit. Është një seksion i Nkvd, komisariati i për punët e brendshme.

1923:  Gpu shndërrohet në Ogpu.

1934:  Ogpu, që ishte emëruar Gugb, shndërohet në Nkgb. Dhe integrohet në Nkvd. Janë vitet e terrorit stalinian: arrestime, marrje në pyetje dhe dënime kapitale që realizohen në bashkëpunim të ngushtë me Nkvd, nën urdhërat e Genrikh Yagoda, Nikolaij Yezhov dhe famëkeqit Lavrentij Beria.

1946: të gjithë komisarët e popullit ripagëzohen ministra. Nkvd shndërrohet në Mvd.

1953: pas vdekjes së Stalinit, në 5 mars, Beria thelemon Mvd (ish Nkvd) dhe Mgb (ish policinë sekrete të pavarur) në Mvd.

1954: në 13 mars shërbimet sekrete të policisë sekrete shndërrohen në Kgb, Komitet Gossoudarstvennoj Bezopasnosti, ose Komiteti i Sigurimit të Shtetit. Shërbimet e policisë sekrete janë të ngarkuara të kontrollojnë informacionet dhe të zhvillojnë aktivitete kundërspiunazhi.

1991: 26 nëntor Boris Eltsin shkrin Kgb. Krijohet Fsk, Shërbimi Federal i Kundërspiunazhit, që merr pjesë të pushtetit të tij.

1995: Fsk shndërrohet në Fsb, Shërbimi Federal i Sigurisë

nga  Anna Zafesova

Comments are closed.