Hipertensioni arterial, si ta mbani nën kontroll me një dietë të pasur me kalium

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Tensioni arterial është presioni qe gjaku ushtron tek muret e enëve te gjakut. Ky tension varet nga ritmi dhe nga forca e tkurrjes se zemrës, nga volumi i gjakut dhe nga rezistencat e arterieve, arterioleve, venave dhe kapilareve qe kundërshtojnë fluksin e gjakut.

Mekanizmat që rregullojnë tensionin e gjakut:

– Rregullimi i tensionit arterial varet nga aktiviteti i qendrave vasomotore qe ndodhen ne tru dhe nga shume substanca te tjera ne organizëm. Kur, për çfarëdo lloj arsye t.a ulet, ne veshke prodhohet rënina që, duke vepruar mbi angiotensinogjenin e transformon ne angiotensin; kjo e fundit ka nje rol vazongushtues dhe shkakton ngritje te t.a.

– Angiotensina, gjithashtu, rrit prodhimin e aldosteronit nga gjëndrat mbiveshkore; aldosteroni mban jonet Na+ dhe thith ujë gjatë filtrimit te urinës në veshkë, si pasoje e ujit te thithur rritet volumi i gjakut qe kontribuon ne rritjen e t.a.

– Edhe adrenalina, noradrenalina, kortikosteroidet, hormonet e tiroides (T3 dhe T4) kane efekt hipertensiv.

Vlerat dhe matja e tensionit arterial

Zemra shtyn gjakun ne mënyrë homogjene dhe pulsante; në çdo sistole do nxirret nga zemra nje volum i caktuar gjaku e me pas ka një moment pushimi që quhet diastole. Gjate diastoles zemra mbushet përsëri me gjak per te vazhduar ne sistolen e ciklit te ri.

Kjo mënyrë e punimit te zemrës me faza aktive dhe pasive shpjegon faktin pse ne vlerat e t.a kemi një vlere minimale qe korrespondon me diastolen dhe një maksimale që korrespondon me fazën e sistolës.

Metoda me e përdorur për të matur t.a është me ane te një instrumenti qe quhet sfigmomanometer dhe vlerat janë të shprehura ne mmHg.

T.a pëson lëkundje te mëdha gjate ditës, duke arritur vlera me te ulëta ne oret e para te mëngjesit. Lëkundjet e tjera te t.a varen ga aktiviteti fizik,nga temperatura, dhe tensioni psikik. Ka edhe lëkundje te vlerave te t.a ne baze te seksit dhe moshës.

Ekzistojnë dhe raporte shume te ngushta midis t.a dhe dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Eshte normale nje tension arterial poshte 140 mmHg per presionin sistolik dhe 90 mmHg per presionin diastolik, dhe konsiderohen optimal vlerat 120 mmHg me 80 mmHg.

Hipertensioni arterial: trajtimi jo medikamentoz

Trajtimi jo medikamentoz i hipertensionit arterial (H.A.) mund te përbëjë një mjet të thjeshtë për të normalizuar vlerat T.A. tek njerëzit me hipertension te lehte arterial.

Modifikimi i dietës:

Është përgjithësisht i pranuar fakti qe zvogëlimi i sasisë Na+ (kripe kuzhine, e përberë nga Na+ dhe Cl-) është i dobishëm ne njerëzit me hipertension.

Ka rezultuar qe një diete qe korrespondon me gjysmën e sasisë se Na qe është prezent ne ushqimin e vendeve te industrializuara mund te ule tensionin arterial maksimal deri ne 6-7 mmHg dhe ate minimal ne 5-6 mmHg.

Problemi me i madh ne aplikimin e uljes se sasise se sodiumit(Na) ne dieten e pacienteve me hipertension arterial eshte veshtiresia e pacienteve per ta pranuar dhe respektuar per kohe te gjate kete lloj diete.

Shtesa e kaliumit (K):

Nje diete e pasur me kalium ka nje rol mbrojtes nga komplikacionet e zemres dhe eneve te gjakut tek hipertensioni. Kaliumi mund te ule vlerat deri 9-10 mmHg per tensionin maksimal dhe 5 mmHG per ate minimal.

Shtesa e magnesiumit

Shtesa e magnesiumitt mund te ule tensionin arterial mesatar deri ne 8-10 mmHg.

Ushtrimet fizike

Nga aktivitetet fizike te mundshme te tipit dinamik dhe aerobik mund te përmendim jogging, vrap, çiklizëm, marshim,not, qe përbehen nga lëvizje te përsëritura te shume muskujve me mungese te forcave te rezistencës.

Stërvitja e aplikuar te paktën 3 here ne jave per 30 min ose me shume, është ne gjendje te ul tensionin arterial deri ne 5-10 mmHg per maksimumin, dhe 10-15 mmHg per ate minimum.

Zvogëlimi i peshës trupore

Rregullimi i peshës trupore konsiderohet nje mjet efikas dhe pa efekte kolaterale per uljen e vlerave te t.a.

Mund te thuhet se me një humbje te 1 kg arrihet ulja e presionit ne 1 mmHg. Kështu që një njeri qe është 10 kg mbi peshën ideale dhe ka një presion qe është 10 mmHg mbi vlerat optimale, nëse arrin peshën ideale do ti rikthehen edhe vlerat optimale te presionit.

Reduktimi i alkoolit

Nuk ka dyshim qe një ulje e sasisë se alkoolit luan një rol te madh ne kontrollin e vlerave te tensionit tek njerëzit qe normalisht përdorin alkool.

Përdorimi i kafeinës dhe nikotinës

Përdorimi i kafeinës mund te shkaktoje rrahje te shpeshta të zemrës dhe një rritje te përkohshme te t.a. Kërkime për përdorimin kronik te kafeinës nuk kane gjetur ndonjë lidhje midis përdorimit te kafesë dhe vlerave te t.a. Efekti favorizues i duhanit ne arterioskleroze është dokumentuar tek vdekjet per kardiopati ishkemike dhe vaskulopati cerebrale tek duhanpirësit e mëdhenj.

Ndalimi i duhanit, pavarësisht nga efektet mbi t.a. zvogëlojnë rrezikun kardiovaskular tek pacientet me hipertension. Numri i madh i te sëmurëve me hipertension tek duhanpirësit sugjeron një rol të rëndësishëm të duhanit tek kjo lloj sëmundje.

 

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin