Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Një lajm se i ishte vënë eksploziv kryqit në Qafë-Kërrabë mbi fshatin Fikas të Elbasanit, ka detyruar dy priftërinjtë e Elbasanit që të dalin në një prononcim ku shprehin indinjatën e tyre për këtë akt. Që në pamje të parë, m’u duk e neveritshme dhe hipokrizi, që më krijoi shijen e pështirosjes për të shkretët priftërinj të detyruar, që të bëhen vegla të bindura të Janullatosit, jo vetëm pse e kanë kryepeshkop eksarkun grek, por edhe sepse ata treguan hapur mungesën e autoktonisë shqiptare të të qenit priftërinj ortodoksë.

 Bëhet fjalë për një kryq gjigant të vendosur në fshatin Fikas disa vite më parë, nga një ortodoks anonim që nën ndikimin e greqizimit të Shqipërisë kërkoi dhe iu realizua “profecia” e vendosjes së një simboli fetar ortodoks në një vend publik. Ky kryq, që ndodhet përgjatë anës së majtë të trasesë së rrugës kombëtare, që lidh Elbasanin me Tiranën, jo më larg se dhjetë km larg qendrës së qytetit të Elbasanit, nga ku shihet pothuajse mjaft qartë jo vetëm kur kalon në rrugën kombëtare, por edhe nga shumë pika të tjera nga qyteti dhe rrethinat e tij, ka ngjallur me kohë indinjatën e popullsisë së kësaj treve, arsyet janë të qarta se ai krye u vendos si mishërim i dëshirës greke të përfaqësuar nga Janullatosi që këtë vend ta quajnë Greqi, siç edhe tregoi hapur deputeti i Agimit të Artë, Kristo Papas. Duke ofenduar pjesën e shumicës së popullsisë që është myslimane në këtë rajon, vendosja e këtij kryqi më shumë flet për tendenca helenizuese që provokojnë se sa simbol fetar.

Mbështetur në faktin që Shqipëria është shtet laik, simbolet fetare duhet të vendosen në institucionet fetare dhe jo ku i teket një njeriu që kërkon të bëjë siç i thotë ortodoksia greke. Edhe vendosja e një sasie tritoli mbi këtë kryq më shumë se është një vepër e atyre që përdorin hekurin si skrap, është edhe një shenjë e mërzitjes me një kryq që nuk dihet se përse ndodhet në këtë vend dhe përse vlen ai, kur ai është përfaqësim i një feje të caktuar që është minorancë në Shqipëri.

U tha se dy klerikë elbasanas, të cilët kanë qenë duke udhëtuar paraditen e së martës nga Elbasnai drejt Tiranës, “vëzhguan” aktin e vënies së tritolit dhe ky përbëka një shqetësim të madh për këtë shërbëtorë të Janullatosit. Që ata bëjnë punën e tyre se për këtë edhe paguhen, mua më shkon mendja se kjo vepër “terroriste” është një hiç para asaj që iu është bërë simboleve fetare nga komunizmi dhe nga vetë kreu i Kishës Ortodokse eksarku Janullatos që mbolli farën e ligësisë mes shqiptarëve ortodoksë jo vetëm që futi frymën greke në kishë, por edhe sepse është bërë përçues i qëndrimeve antishqiptare të Athinës Zyrtare, si dhe për faktin tjetër se është njeriu që ka mohuar punë e bërë nga Imzot Fan Stilian Noli dhe Kryepeshkopi i Parë i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare Visarion Xhuvani.

Nga ana tjetër, kemi një fakt siç është dëmtimi i afreskeve të kishës së Valshit ku ka punuar Onufri dhe këta klerikë të Janullatosit nuk bënë një reagim të tillë, heshtën, përdorën mediat dhe ateistët që të anatemonin Ministrinë e Kulturës dhe ministrin Aldo Bumçi për mos kujdes. Heshtja e këtyre priftërinjve është sa e qëllimshme, aq edhe poshtëruese, sa tinëzare, aq edhe hipokrite, sepse ata heshtën kur prishen kishat autoktone shqiptare që nuk kanë vulat greke, dhe bërtasin për një kryq që nuk përfaqëson asgjë dhe që është vendosur në mënyrën më të padrejtë dhe abuzive aty ndanë rrugës automobilistike.

Ai këshilli kishtar ortodoks që përmes famullitarëve At Stavri Cipi dhe At Irine Gega që ka shprehur indinjatën më të thellë gjoja në emër të komunitetit ortodoks për aktin “barbar” të shkatërrimit të qëllimshëm të bazamentit të Kryqit të Fikasit, duket se kanë harruar se edhe vendosja e këtij kryqit ishte një akt barbar tipik grek si varret e stisura që trumbetojnë grekët pushtues të territoreve shqiptare, duke rënduar mbi ndjenjat atdhetare shqiptare të popullsive vendase që e kanë kuptuar hapur se kemi të bëjmë me një akt invadues grek ndaj Shqipërisë. Për këtë fakt, klerikët e Janullatosit At Irene Gega dhe At Stavri Cipi në emër të klerit ortodoks u kanë kërkuar organeve kompetente të rendit dhe strukturave shtetërore, të bëjnë të pamundurën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij akti vandal. Shtrohet pyetja po për aktet antishqiptare si ajo në kishën e Valshit apo vjedhja e kambanores së kishës së Shelcanit dhe mosvënia dorë mbi këto kisha me identitet të theksuar shqiptare, kush duhet të përgjigjet? Cili grek u dënua për helmimet e mësuesve të nderuar në kohën e Rilindjes vetëm e vetëm pse donin gjuhën shqipe, kush duhet të indinjohet, po për anatemimin e At Nikolla Markut pse mbron autoktoninë e kishës së Shën Maria në Kala të Elbasanit, kush duhet të indinjohet? Po për varret e shqiptarëve në Çamëri që nuk kanë një shenjë dhe asnjë përkujdesje, kush duhet të indinjohet. Për një copë hekuri të formësuar si ky na u indinjuakan dy klerikë dhe shpërndakan edhe fletë proteste. Sa turp e sa gjynah për ta, që kanë humbur identitetin e tyre si njerëz me orgjinë shqiptare dhe janë bërë pjesë e frymës greke edhe në punët e fesë.

Akte të tilla të heshtjes nga ana e këtyre lloj priftërinjve dhe humbjes së dinjitetit të tyre kombëtar kur flitet para kishave me identitet shqiptar dhe interesimi ekstra për kryqe që më shumë i shkojnë Greqisë si model dhe jo Shqipërisë, ngjajnë me veprat e inkuizicionit që ka përdorur Greqia ndaj shqiptarëve në periudha kohore të ndryshme.

Hyqmet ZANE

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *