Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme shpall emrat e personave që regjistrojnë objektet e tyre

Lista e plotë e pronarëve që hipotekojnë pasuritë në Zonën Kadastrale Nr. 8230, në Njësinë Bashkiake nr. 6, në Tiranë. Afati i vënë në dispozicion për rishikimin e dokumentacioneve dhe veprimet që kryhen kur ka gabime

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bën publike listën e pronarëve që kanë përfunduar regjistrimin fillestar të pasurive të paluajtshme. Lidhur me këtë fakt, gazeta “Republika” bën publike listën me 6583 emrat e pronarëve që kanë kaluar këtë fazë. Qeveria shqiptare ka iniciuar Projektin e Administrimit dhe Menaxhimit të Tokës (LAMP-A2. 2/TS/FR/ICB-01). Si pjesë e këtij projekti, në Shqipëri po ndërtohet Sistemi i Ri i Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, bazuar në ligjin Nr. 7843, i datës 13.07. 1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” (i ndryshuar). Baza e këtij sistemi krijohet nëpërmjet procedurës së Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme nën drejtimin e Kryeregjistruesit të Shqipërisë. Në vijim të ndërtimit të Sistemit të Ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) njofton se ka filluar Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme për Zonën Kadastrale Nr. 8230, të qytetit të Tiranës. Ky afishim bëhet respektivisht në territorin e Zonës Kadastrale Nr. 8230, saktësisht në adresën: Rruga “Ali Kelmendi”, përballë shkollës “Lasgush Poradeci”, Kombinat, Tiranë.

Periudha e afishimit publik

Periudha e afishimit publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike. Ndërkohë, të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr. 8230, janë të ftuar të verifikojnë regjistrimin fillestar të pasurive të tyre. Në këtë fazë të këtij procesi, është i rëndësishëm bashkëpunimi i ngushtë i të gjithë personave, që kanë të drejtë mbi pasurinë, me ekspertët, duke verifikuar të dhënat në listat e afishuara. Në rast se gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë pronari, si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë, duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe t’i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik, në ambientin e afishimit, pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë te Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë. Të gjitha pretendimet do të shqyrtohen dhe do të paraqiten në listat e afishuara brenda periudhës së Afishimit Publik. Procesi i Regjistrimit Fillestar është falas për të gjithë pronarët dhe personat që kanë të drejta mbi pasuritë e paluajtshme. Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme mund të shihet edhe në faqen zyrtare të Internetit të ZRPP-së: www.zrpp.gov.al

 

ZVRPP

 

Numri i Z. K. Vendi i Afishimit Publik

(Adresa)

Fillimi

i Afishimit Publik

Përfundimi

i Afishimit Publik

 

Orari
 

TIRANË

 

8230

 

Rruga “Ali Kelmendi”, përballë Shkollës “Lasgush Poradeci”, Kombinat, Tiranë

 

19 prill 2012

 

02 qershor 2012

E Hënë- Premte 10.00 – 14.00

dhe 16.00-18.00

E Shtune -E Diel10.00 – 15.00

 Edlira MEMA


Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin
News Reporter