Historia e jashtëzakonshme e rabinit që ruajti deri në vdekje sekretin e recetës së Coca-Cola

Ujë, sheqer, karamele, kafe, acid fosforik, vanilje, portokall, kanellë..pas Tutankhamonit, Fatimas dhe Pulçinelës, receta e Coca-Cola është ndoshta sekreti për të cilin flitet më shumë në histori. Legjenda e do që në këtë ndërmarrje vetëm dy manaxherë me rradhë, dhe secili me informacion të dhënë përgjysmë, pranohen të dijnë formulën e saktë, e cila ruhet në një kasetë banke. Historia tregon se ka qenë vetëm një person jashtë fabrikës, një që nuk kishte asnjë lidhje me pijen më të famshme në botë, që dinte sesi mund të bëhej ajo. Quhej Tobias Geffen (1870-1970), ishte një hebre lituanez nga Kovno që shumë i ri kishte emigruar në Gjeorgji dhe në vitet 30-të bënte rabinin pikërisht në Atlanta, «Coke City». Një ditë njëri në sinagogë i bëri një pyetje: po a jemi të sigurtë se kjo Coca që pijmë të gjithë  është bërë ashtu siç e do ligji hebraik? Pyetja nisi ta ngacmojë. Po sikur të mos ishte ashtu..Rabini duhej ta zbulonte dhe nisi të hetonte. Trokiti në fabrikë dhe atij vetëm atij, pas betimit se nuk do ta zbulonte kurrë të vërtetën, iu tregua formula e ndaluar. «Është në rregull!», ishte përgjigja finale që Tobias dha. Dhe për 40 vjet deri në varr e mbajti premtimin me vete.  Ai vdiq shumë i moshuar, pothuaj 100 vjeç. La pas tetë fëmijë, 18 nipër dhe mbesa. Shumë besnik ndaj paktit që kishte bërë Tobias i mbylli në heshtje kujtimet dhe ditaret e tij. Shumë herë ai u afrua nga kompanitë rivale të Coca –Cola, por nuk e dha kurrë formulën e famshme. Dikush madje u pëpoq ta përfshinte në pakënaqësi dhe çështje ideologjike në lidhje me markën e pijes, siç është anti-islamizmi, por as kërcënimet nuk pinë ujë pasi rabini nuk e tradhtoi kurrë besën që dha.