HONDA CR-V HYBRID
Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Diesel ikën, hibridi vjen: me versionin e elektrifikuar, modeli suv japonez përshëndet një herë e përgjithmonë motorin me naftë, por mbetet njësoj e ekuilibruar, të paktën në qytet

Duke perifrazuar një reklamë komerciale të famshme, modeli i ri CR-V Hybrid, i ka thënë jo motorit me naftë dhe po elektrifikimit. Një gjë e tillë është plotësisht në përputhje me strategjinë e kompanisë, e cila do të braktisë përgjithmonë motorin me naftë brenda vitit 2021, duke e zëvendësuar atë me një gamë motorësh hibridë dhe plug-in (së shpejti do të kemi debutimin e modelit elektrik të pastër). Në shënjestrën e kompanisë japoneze bën pjesë një tjetër model suv me motor të dyfishtë: bashkëkombësja Toyota RAV4, e ngjashme në përmasa dhe filozofi. Brenda kofanos së modelit suv Honda, që ka dalë në treg në muajin shkurt, përfshihet një motor elektrik me 184 kf dhe 315 Nm, si dhe një motor dylitërsh me benzinë, me 145 kf dhe 175 Nm. Tre janë modalitetet e funksionimit, të përzgjedhura në mënyrë automatike nga vetë makina. EV (ecje 100% elektrike, me dy kilometra autonomi), hibrid – katërcilindërshi shkëputet nga rrotat dhe vë në punë alternatorin i cili ushqen motorin elektrik – dhe endotermik. Në thelb, megjithatë, makina shfrytëzon më tepër motorin me emisione zero, krahasuar me sistemet hibride të konkurrencës: motori dylitërsh, në fakt, përdoret kryesisht për të gjeneruar energji elektrike. Pra, është pothuajse gjithmonë elektriku që shtyn makinën, përveç rasteve kur kërkohet performancë maksimale.

SI REDUKTOHET ZHURMA

Nëse nuk teprohet me gazin dhe ecet me shpejtësi konstante, motori elektrik nxjerr në pah anët e veta më të mira: ai shpërndan gatishmëri dhe një moment përdredhës të fuqishëm, të mbështetur nga motori termik. Nga ana tjetër, ky i fundit përpiqet maksimalisht, duke punuar në regjime të larta e duke rritur zhurmën në mënyrë të pashmangshme, sidomos në shpejtësi të qëndrueshme. Përshtatja e një pajisjeje për zvogëlimin e zhurmës, si dhe materialet izolues shtesë, megjithatë, e bëjnë modelin CR-V Hybrid po aq mirë të pazhurmë. Për të rritur edhe më shumë komfortin, luan rol edhe kalibrimi i strukturës, të mbështetur mjaft mirë. Në modalitetin hibrid, konsumet nuk janë keq në qytet (rreth 16 km/litër tregon kompjuteri në kabinë), por në autostradë, ulet në 12 km për litër. Çmimi? Fillon nga 32.900 euro, shifër që përfshin frenimin automatik emergjent me njohjen e këmbësorëve, ruajtjen e korsisë dhe pajisjen cruise control me përshtatje. Në seri janë edhe disqet 18 inç, paralajmërimi për këndet e errët, fenerët plotësisht Led dhe instrumenti dixhital 7 inç. Për të pasur traksionin integral është i detyrueshëm konfigurimi Elegance Navi: me të vlera arrin 38 mijë euro.

HYBRID FWD

Të dhëna teknike

Motori

  • L4 benzinë
  • Cilindrata 1.993 cm3
  • Fuqia maksimale 107 kW (145 kf) në 6.200 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 175 Nm në 4.000 xhiro/min
  • Motori elektrik, 135 kW (184 kf) dhe 315 Nm

Transmisioni

  • Traksion në rrotat e para
  • Reduktor me raporte fiks

Performanca

  • Shpejtësia maksimale 180 km/h
  • 0-100 km/h 8,8 s
  • Përshkueshmëria mesatare 18,9 km/l

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 266 cm
  • Gjatësia 460 cm

Gjerësia 190 cm

Lartësia 168 cm

  • Pesha 1.614 kg

Çmimi

  • duke filluar nga 32.900 €

 

TEKNIKA

BЁN EDHE PA KAMBIO

Sistemi hibrid i modelit Honda quhet i-Mmd, akronim i Inteligjent Multi Mode Drive: ai kombinon një motor endotermik dylitërsh, me cikël Atkinson i cili vë në punë gjeneratorin, një motor elektrik kompakt, që lëviz rrotat dhe baterinë me jone litiumi 1,4 kWh. Alternatori furnizon me energji elektromotorin dhe ngarkon akumulatorin, ndërsa në shpejtësi të larta, motori me benzinë, mund të tërheqë drejtpërdrejtë rrotat kur friksioni i vendosur mes tyre ndërpritet. E gjithë kjo realizohet pa kambio, që është zëvendësuar nga një reduktor me raport fiks. Sipas kërkesës, mund të kemi traksion integral me boshtin klasik të transmisionit, i cili mund të spostojë në aksin prapa deri në 60% të momentit përdredhës.

Pas timonit janë vendosur dy përzgjedhës për të rregulluar ngadalësimin rigjenerues: me rritjen e ngadalësimit, shtohet energjia e rikuperuar dhe e ruajtur në akumulator. Në kalimin e gjeneratës, CR-V, ka fituar plot 3 cm në hap, të gjitha në të mirë të hapësirës së brendshme, të barabartë me atë të versionit me benzinë: versioni hibrid, megjithatë, ofron më pak hapësirë tek bagazhi, nga 561, ofron 497 litra, për shkak se i ka krijuar vend baterive. / Revista Autoclub

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *