Horoskopi i javës. Dashi: Kujdes nga një person po aq kokëfortë sa ju

Me Uranin dhe Mërkurin në shenjën tuaj do të jeni më fleksibël se kurrë. Madje do të keni një ndjenjë të fortë dëshire për të provuar gjërat e reja. I vetmi njeri që mund t’ju prishë planet është një person me karakter dhe grintë po aq të fortë sa tuajën. Këtë javë ka shumë mundësi të ndeshni një njeri të tillë. Do të jetë në fushën profesionale dhe besoni, do t’ju hapë shumë telashe. E mira është të qëndroni larg tij. Në dashuri nuk keni romanticitetin e duhur. Jo e gjitha për faj të partnerit, por se ju punoni shumë dhe mendoni pak për jetë private. Financat janë në ngjitje.

Comments are closed.