Horoskopi javor. Akrepi: Javë e mirë me njohje interesante. Kujdes me fjalët që thoni

Dashuria ju dhuron momente shumë të bukura. Praktikisht ju fluturoni mes reve, por në kundërshtim me logjikën normale kjo nuk bën që ju të merrni kot, por ka ndihmuar në shtimin e dëshirës për punë dhe prakticitet. Këtë javë mund të bëni njohjet e duhura, nga ato që ndihmojnë në ngjitjen lart. Por pjesa tjetër varet tërësisht nga ju. Nëse do të jeni të prerë për t’u ngjitur lart do të arrini. Sidoqoftë matini fjalët, mund të keqkuptoheni. Kujdesi dhe maturia ju ndihmojnë kundër strategjisë së kundërshtarëve tuaj.

 

Comments are closed.