Horoskopi javor. Akrepi: Ndjenja të forta në dashuri, kujdes me xhelozinë

Shumë lëvizje në qiellin e jetës suaj këtë javë. Në krye do të jenë ndjenjat: për çiftet që kanë kohë që rrinë me njëri-tjetrin do të forcohet besimi dhe dashuria , ndërsa për dashuritë që sapo kanë lindur do të ketë entuziazëm të madh.  Edhe puna do të ecë si jo më mirë. Një manovër financiare do të realizohet me shumë sukses dhe ju do të ndiheni mjaft të realizuar. Kujdes vetëm në fundjavë. Keni një Hënë pak të ashpër me ju që mund t’ju vërë në lojë. Për disa nga ju më në fund do të plotësohet dëshira të keni ndër krahë njeriun tuaj të ëndrrave. Por ama kujdes me xhelozinë tipike tuaj sepse do të shkatërroni çdo gjë.

Comments are closed.