Horoskopi javor: Dashi: Javë përballjesh me partnerin xheloz dhe kolegët ziliqarë

Me Diellin dhe Uranin në shenjën tuaj do të flitet vetëm për këto dy fjalë: e vërtetë dhe autonomi. Telashe për ata që do të përpiqen të prishin planet tuaja edhe nëse pengesa do të vijë nga njeriu që doni. Ju doni të jeni pak të lirë sepse jeni të sinqertë dhe të ndershëm. Xhelozia po ju mbyt. E njëjta dinamikë përballjeje edhe në punë. Do të ballafaqoheni me individët që ju pengojnë dhe janë xhelozë në punë për ju. Kini kujdes pasi e gjithë kjo dinamikë përballjesh dhe dëshire për liri do t’ju lodhë pak. Rrezikoni të përfundoni të sfilitur në fund të javës.

Comments are closed.