Horoskopi javor.Peshorja: Një javë “Jo”. Keni tre planete të fuqishëm kundër

Mendoni pak : keni kundër Mërkurin, Uranin dhe Diellin dhe jo veç e veç, por të gjithë bashkë!! Kjo do të bëjë që ju të mos jeni në gjendje të vendosni asgjë këtë javë. Për ju do të zgjedhin vetëm të tjerët përgjithësisht familjarët tuaj dhe partneri juaj, që do të vuajë për papërgjegjshmërinë që ju karakterizon këtë javë. Për të kompensuar të gjithë këtë biznesi dhe lekët nuk do të pësojnë cënime këtë javë. Ndaj mos u mërzisni: më mirë të zgjedhin të tjerët sesa të zgjidhni juve vetë dhe keq. Kujdes vetëm të mos përplaseni ballë për ballë me kundërtarin tuaj më të fortë: këtë javë do t’ju shkatërronte. Shtyjeni “dyluftimin”.

Comments are closed.