Horoskopi javor. Peshorja, uroni që kjo javë të kalojë shpejtë..

Një javë furtunë. Keni Mërkurin dhe Uranin, të dy planete idhnake, kundër. Gati të shpërthejnë tërmete. Kujdes në punë. Hiq dorë këtë javë nga ambicia për një nivel më të lartë. Rri aty ku je dhe mos bjer shumë në sy këtë javë dhe kohë më pas, madje. Humori i keq, ankthi, tensioni që keni brenda nuk gjen momente shpërthimi. Nëse sjellja juaj e matur nuk ju lejon shpërthimet, atëherë zhytuni në punë. Është e vetmja rrugë për të “shfryrë”. Pra në përgjithësi një javë “jo”. Madje edhe në sportin që aplikoni humbja e madhe e energjive nuk do të jetë pozitive për ju. Me partnerin kanë nisur të fryjnë erëra polare këtë javë. Me pak fjalë uroni që kjo javë të kalojë sa më  shpejtë.

Comments are closed.