Horoskopi javor. Ujori: Javë intensive. Kujdes me partnerin do të ketë grindje

Ritmet e shpejta janë ato të preferuarat nga ju. Do të keni një javë superintensive pra. Mes telefonatash, ofertash dhe propozimesh për punë do të kaloni javën që ju parapëlqeni të kaloni. Për këtë do tju ndihmojë edhe Hëna tërësisht në shenjën tuaj si dhe Urani që vetëm ju jep energji. Kujdes në çift: mund të ketë një zënkë të fortë. Por gjithsesi fundjave do t’ju pajtojë dhe do të bëjë që të mund të shprehni shumë ndjenja që më parë i mbanit përbrenda