Horoskopi javor. Virgjëresha luan “pistë”…kujdes nga premtimet e kota

Një javë e shkëlqyer në dashuri. Do të jetë plot pasion dhe ndjenjë falë trekëndëshit shpërthyes  Afërdita-Jupiter-Pluton. Do të braktisni sensing tuaj të spikatur kritik dhe do të hidheni më në fund në krahët e dashurisë. Bëhuni të kujdesshëm që gjatë kësaj jave të mos ju marrë koka erë dhe të bëni premtime të thella, të cilat mund të kërkojnë të mbahen në të ardhmen. Më mirë kapni çastin dhe argëtohuni.  Përsa i përket punës dhe shëndetit gjërat janë shumë mirë. Mund të anulloni këtë javë takimet impenjative për të pasur më shumë kohë për vete. Këshillë për burrat e kësaj shenje: nëse me një partnere serioze dhe të dashuruar nuk e keni seriozisht bëni mirë ta lini të qetë. Trekëndëshi i dashurisë nuk shkon: zgjidhni dhe jepini fund..

 

Comments are closed.