HTC M4

HTC thuhet se është duke u bërë gati të lansojë një variant mesatar të modelit të saj shumë të përfolur – HTC One. Sipas raporteve të mëparshme mediale, thuhej se ky version i ri i telefonit të HTC do të quhet M4, i cili do të jetë i ngjashëm me HTC First, mirëpo pa integrim të madh me Facebook Home.  DigiTimes ka raportuar se HTC M4 do të jetë i pajisur me mbështjellës të metaltë, i cili do të prodhohet nga Catcher Technologies, ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4.3 inç, ndërfaqen HD me 720p, procesorin 1.2GHz Snapdragon 400 dhe kamerën e përparme të tipit “Ultrapixel”. Modeli më i ri i telefonit të HTC-së mund të ketë deri në 16GB memorie të brendshme, 1GB RAM, si dhe softuerin e HTC-së, Sense 5 që mbështetet nga Android Jelly Bean 4.2.2. Para-porositë për HTC M4 do të fillojnë gjatë muajit qershor, ndërsa pajisja do të paraqitet në treg në tremujorin e tretë të vitit.