Humbja e tokës nga erozioni sipërfaqësor fillon atje ku mendohet se nuk ka erozion

 

Erozioni si dukuri natyrore është një fenomen shqetësues mjaft serioz kudo në botë. Në vendin ton dëmtimet e shkaktuara nga erozioni janë të konsiderueshme dhe përfshijnë shumë sektore të ekonomis si në bujqësi, energjitike, transport, urbanistike, industri e tjera. Efekti shkatërues i erozioinit është rezultat ë faktoreve klimatike  natyrore, kryesisht i ndikuar nga sasia e reshjeve, kohëzgjatja dhe intesiteti i tyre. Të dhënat e institucioneve studimore,kërkimore-shkencore bëjnë të ditur se reth 90 % e tokës bujqësore me pjeresi ndodhet nën efektin e veprimit të erozionit ujor, ndërsa afro 150.000 ha ndodhen në pranin e vatrave  të një  erozinoni intesiv që për pasoj shpesh here në zona të caktuara krijohen rëshqitje dhe shëmbje të tokës.Shqetësues është fakti që 75.000.000 ton e pjeses së tokës bujqësore ose 2,1mm e shtresës më të mirë të saj transportohet me anë të rjedhes sipërfaqësore në lumenjët tonë dhe nëpërmjet këtyre përfundon në det.Kjo rjedhje sipërfaqësore i merr tokës edhe një sasi të madhe lëndësh ushqyese që nuk mund te zevendesohen leht. Rrëshqitjet dhe shëmbjet të cilat përfaqësohen nga masa më madhësi të ndryshme dherash që zhvendosen ose lëvizin nën forcën e peshës së tyre, mbasi prishet lidhja ndërmjet nën shtresës së qëndrushme dhe asaj lëvizese te saj, duke krijuar kështu rrëshqitje e masave të mëdha të tokës në drejtim të rjedhjes së ujit si një burim i përhershëm materialesh të ngurta.  Rrëshqitjet karakterizohen nga fakti se masa e tokës që rrëshqet përfaqëson një trup të vetem që lëviz si bllok ngadal por në mënyrë  të vazhdueshme.Ndonjëhere kjo lëvizje ndërpritet dhe përsëri rifillon lëvizjen e saj. Shkarjet në përgjithesi ndodhin si rezultat i kombinimit të faktorëve: 

           Pjeresis së lëvizjes së ujrave nëntokësore dhe përbërjes së ndërtimit petrografik-gjeologjik.

           Përsa i përket rrëshqitjeve, ato përfaqësohen kryesisht në pjeresit nga 10 % në 45 % dhe shumë herë me rritjen e pjerësis së terenit rritet dhe mundesia e rrëshqitijes së tokës.

           Si një fenomen tipik  që kryesisht  ndodh  me dendur    brigje    perrenjeve  dhe lumenjeve  shkaktohet  nga  prishja  e  lidhjes     kanë  shtresat  nëntokesore  të qëndrushme  dhe  atyre     lëvizshme  ,    cilat  rrëshqasin    drejtim    rrjedhjeve ,  duke  u  bërë  burim  i  vazhdueshëm i transportit    lëndës së  ngurteëNë  fakt  midis  rrëshqitjeve  dhe  shëmbjeve ekzistojnë disa vecori sic  janë  :

1-Masa  e  rrëshqitjes    përfaqson një  trup    lëviz  si  bllok  i  vetem.

2-Masat  e  dheut  lëvizin    mënyre    vazhdueshme  dhe    ngadalta.                                        

3-Lëvizja  e  masave    dheut  jo  rrallë  here   ndërpritet  por  me  pas rifillon  përsëri   lëvizjen  e  saj.                                                                                                                                          

Karakteristike  e  rrëshqitjeve  është   se  lëvizja  e  masës    tokës   shoqërohet  me    cara    cilat  janë      hapura   me  formë  koncetrike     pjesen   e  sipërme  të tyre,  ose  me    cara  anësore    zënë   vend  në fund  të rrëshqitjes, si rezultat  i lëvizjes    terenit  me  shpejtësi të ndryshme.

Ndërsa  “shkarjet”ndodhin për shkak të kombinimit të trë faktoreve :

1-Pjerresisë.                                                                                       

2-Ujrave   nëntokësore.                                                                                                                              

3-Ndërtimit   petrografik – gjeologjik

Pjerësia është ajo që rrit forcën e  lëvizjes së  terrenit. Në vëndin tonë shkarrjet shfaqen   në pjerresitë 10-45 gradë dhe dihet  se  me rritjen e  pjerresis, mundësia e rëshqitjes të  masës së tokës shtohet . Ujërat nëntokësore lidhur me rrëshqitjet mblidhen në formë jasteku në disa shtresa   toke të caktuara të cilat zvogëlojnë fërkimin  ndërmjet trupit  rrëshqitës dhe terenit   duke shërbyer kështu  si lubrifikant  në lëvizjen e  tyreNdërtimi petrografik – gjeologjik luan rol të posacëm në formimin e rrëshqitjeve kur   dihet se jo cdo teren  mund    lëviz dhe të rrëshqas.Sipas mjaft studimeve  kërkimore   shkencore propozohet ky klasifikim inxhiniero-gjeologjik.

Prishja e ekuilibrit  nga faktorë të  jashtëm  krijohet nga gryerja  ku mbështeten, terenet, nga rrjedhja ujore, thellimi i shpateve gjatë ndërtimit  të rrugeve, kanaleve,   grumbullimi i dherave nga punimet e ndryshme të ndërtimit të veprave të cilat krijojnë   mbingarkesë te  terenit.

Në rastin tjeter të prishjes së këtij ekuilibri ndikojnë faktoret që ndryshojne vetite e shkëmbinjeve: Presioni hidrodinamik i ujerave që thithen  nga trupi rrëshqites, presioni hidrostatik  i  ujrave që hyjnë në  të carat e  rrëshqitjes, mbingarkesa dinamike e terrenit si pasoje e termeteve, shpërthime me dinamit, zmadhimi i peshës   së terenit nga  rrëshjet e tj. Ngopja e terenit me ujera nëntokesore e mbitokësore, thermimi i shkëmbinjeve, gryerja dhe spostimi i terenit nga prania e  rrjedhjes së ujerave e tje, në mjaftë raste bëhen shkak seroz i dukurise së rrëshqitjeve dhe shëmbjeve të tokës.

Të dhënat që disponohen nga institucionet tona  kërkimore – shkencore gjatë vrojtimeve te kryera kanë konstatuar lëvizje me të   shpejta  të terenit në disa rrethe të vëndit si psh ne Elbasan, Rreshen. Burel, Librazhd,  ku shpejtësia e lëvizjes ka arritur disa dhjetra  metra në muaj.

Fenomeni i rrëshqitjes   është me pasoja të rënda në ekonomine e një vëndi, mbasi dëmton  rëndë siperfaqe të   mbjella me kultura bujqesore, kullota dhe pyje.Si pasoje e rrëshqitjeve pothuaj se cdo  vite dëmtohen vepra të komunikacionit, mbushje të baseneve ujëmbajtese të  hidrocentraleve dhe rezervuareve ujites.

 Një dëm  shumë i madh është krijuar në rrethin e Durrësit e cila u publikua me   shqetësim edhe  në shtypin e përditshem të këtij viti. Shirat e rëna kanë shkatëruar dëmtime në shtëpite e banimit që nisin nga kodrat e Curilave dhe deri në   pjesën skajore në Porto Romano.Kjo zonë ka paraqitur probleme për shkak të   rrëshqitjeve të vazhdueshme të dherave të provokuara edhe nga rrreshjet e fundit.

Qytetarët Durrësak kanë humbur edhe plazhin  e tyre të preferuar. Këtu, bëhet fjalë për plazhin e Kallmit që pothuajse në një gjatësi   prej 1 km vije breg detare është mbushur nga masivi i dherave.

Rrëshqitjet e   shkaktuara në këtë zonë, kanë krijuar zhvëndosjen e dherave nga kodrat drejt bregut të  detit duke u derdhur  mbi rëre, madje një pjese e konsiderueshme ka perfunduar në  det. Gjëndja  teper e rënduar  paraqitet në zona e Spitalles, ku  rrëshqitjet  masive të   dherave  nga lartesia  e  kodres kanë bërë që  themelet  e shumë banesave të rëzikohen   nga shëmbja e tyre

Ndërkaq me problem paraqitet zona e Kodër Viles, ku dhe aty disa banesa rrëzikojnë të fundosen  dhe  të tjera ndodhen të izoluara. Banoret  e këtyre zonave jetojnë me ankth të plotë se ndoshta një dite ata mund të humbasin jo vetem banesat por edhe jetën e tyre.

Probleme gjeologo – inxhinierike janë hasur edhe  në segmentin e  rrugës    automobilistike  Vlore – Orikum – Llogara  ku, herë pas here,  bëhen aq shqetësuese,  sa që vështiresohet së  tepermi kalimi i automjeteve.

Nga sa është verejtur gjatë investigimeve u arrit  në përfundimin se depozitimet      ndërtojnë  këtë  brez janë të  tipit gravitati ( blloqe me permasa deri ne 10 m si ai i tunelit te Ujit te Ftohte, i Kalase etj),si edhe  nga depozitime  të tipit erozional që varjojne nga disa centimetra deri tek dherat që jane  material lidhës i këtyre blloqeve.

Duke qënë se materjali cimentues i këtyre depozitimeve pothuajse mungon, si dhe duke patur parasysh vendosjen dhe përmasat e copave të gëlqeroreve të këtij brezi, arrihet në përfundim se kjo zonë nga pikpamja gjeologjike, është e paqëndrueshme ndaj fenomeneve të  rrëshqitjeve gravitative.

Eshtë obligim i studjuesve, punonjësve kërkimor shkencore  dhe specialisteve jo vetëm ti konstatojnë këto dukuri por dhe ti evidentojne dhe ti paraqesin në hartat    topografike të shkalleve të kërkuara, me qëllim që të  pozicionohen në institucionet  përkatëse  masa konkrete  për parandalimin sa të jetë e mundur e këtyre fenomeneve  me pasoja shumë të rënda për jetën njerezore dhe ekonomin e vëndit. Në aspektin  e studimit teorik per disa ngjarje të  ndodhura nga rrrëshqitjet  në zonën e Jonufrit të  parë, në aksin rrugor të  ngjitjes për  në fshatin  Dukat,  apo rrëshqitjet që kanë   ndodhur  në zonen e Kodër-Vilës, këto dukuri natyrore krahas shumë faktoreve të   ndodhur janë vecuar 3 prej tyre :

1- Shpejtësia e rënies së shiut.

2- Kohëzgjatja e rënies së shiut .             

3-  Energjia kinetike e tij .

Me shtimin e shpejtësise së renies së rreshjeve  në tokë shtohet fërkimi, shtohet   tensioni sipërfaqsor dhe për pasoje pikat e reshjeve të shiut marin formën drejt   rumbullakimit duke zvogeluar  diametrin  e tyre  ndërkohe krahas shtimit të shpejtësis      rënies së shiut  në tokë rritet energjia kinetike dhe intesiteti i tij. Shpejtësia e rënies    së reshjeve duke qënë në varësi të shumë faktoreve, si të diametrit të pikës, gravitetit,  qëndrushmëris së ajrit, ndikim të konsiderushem ka forma e pikes dhe drejtimi  i erës e  shpejtësia e saj. Kur shiu bie me pika të vogla , qëndrueshmëria relative e ajrit bëhet  më e madhe  për arsye se (siperfaqja specifike e pikes per njesi mase rritet. Shpejtesia     merre pika e shiut në  kohen kur forca  e gravitetit  barazohet  me forcën   kundërshtuese    ajrit, nëpër të cilen ajo kalon, quhët shpejtësi kufitare  terminale).          

Për vleresimin e efektit të një shiu me ndikim për rreshqitjet e tokës apo për  përcaktimin e madhesisë  së gërryerje,   krahas elememteve te tjera, është e   nevojshme të kihet parasysh koha e zgjatjes, sidomos kur shiu karakterizohet nga rënia në  forëmë  rrebeshi me fuqi të lartë gërryerje .

Jemi te mendimit se :

1-Në zonat me formacione të tilla gjeologjike nuk duhet  të kryhen  punime ose  ndërhyrje të tjera nëtoksore ku fenomeni i rreshqitjeve është  present.

2- Cdo objekt i studiuar për tu ndërtuar nga subjekte të  ndrysheme duhet që  me parë    paraprihen me projekte të miratuar sipas të gjitha procedurave ligjore në fuqi. Në vecanti theksojme se në asnje rast,  nuk duhet të mungoj relacioni mbi informacionin gjeologjik dhe sizmik.

3-Në  zonat ku ky fenomen është shfaqur qofte edhe në forem fillestare, është e  nevojshme monitorimi i vazhdueshëm dhe cdo ndërhyrje antropogjene duhet  kontrolluar dhe mbështetur sipas një metodike të përcaktuar nga institucione të kualifikuara .

4-Për sa me sipër për parandalimin e efektit shkaterrues të erozionit  nga i cili krijohen  rreshqitjet, shkarjet dhe shëmbjet në mënyre të përmbledhur propozohen këto masa:

a-Sistemime malore,                                                                                                                                   b-Permiresimi pyjore  ,                                                                                                                                    c-Sistemimi i tokave bujqesore,

Ne sistemimet malore përfshihen:

1-Regullimi i rrjedhjes së ujrave të përrenjeve nëpermjet ndërtimit të veprave të artit,  ndërtimit të pritave me të gjitha mënyrat e mundeshme, sistemimit të teritorit në  basenet uji mbledhese dhe pyllezimit të tyre.

2-Përmiresimi i pyjeve përben një nga masat  me efektive të parandalimit të veprimit të  erozionit, sidomos  nëpërmjet pyllëzimeve të reja, sistemimit të terenit me formimin e  gradioneve dhe teracimeve.

4-Sistemimit të tokave bujqësore qe presupozon krijimin e taracave për mbjelljen e drureve frutore, sipas uljes gradual të pjerresis ndaj izoipseve e cila përdoret me sukses  në formimin e shesheve që ndahen  nga njri tjetri me gjerësi dhe lartesi afërsishte të   barabart.

 Në vartësi të qëllimit dhe detyrave, vlerësimi i erozionit, është bërë dhe vazhdon të bëhet nëpërmjet modelimeve në fushë të hapur, vlerësimeve sasiore në seksione dhe sipërfaqe të caktuara, si dhe nëpërmjet aplikimit të metodave vlerësuese duke marrë ne konsideratë të gjithë faktorët që shkaktojnë ketë erozion.

 

Prof. As.Dr.