Hungari, jep dorëheqjen presidenti Pal Schmitt

Presidenti i Hungarisë Pal Schmitt ka dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit. Shkak për dorëheqjen janë bërë akuzuat e ngritura ndaj tij për plagjiaturë në temën e Doktoraturës. Mësohet se Universiteti i Budapestit i ka anuluar doktoraturën Pal Schmitit, i cili morri detyrën si president i vendit në 6 gusht të 2010. Më herët, Schmitt kishte thënë publikisht se nuk kishte asnjë lidhje mes doktoraturës së tij dhe presidencës. Ai është i pari që dorëhiqet nga posti i presidentit që nga tranzicioni i Hungarisë në demokraci në vitin 1990. Kundërshtimet e BE-së për disa ligje të nënshkruara nga Schmitt, përfshi edhe atë për bankën qendrore dhe gjyqësorin, kanë bllokuar bisedimet mes qeverisë e FMN-së për një kredi. Pritet që postin e presidentit ta marrë kryetari i Parlamentit, Laszlo Kover.