I dënuar në Itali për kokainë e heroinë, arrestohet 43-vjeçari

 

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 43-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik kokaine dhe heroine. Sipas njoftimit zyrtar Gramoz Murataj, nga Vlora është arrestuar pasi Gjykata e Leçes, Itali ka nxjerrë një urdhër arresti ndërkombëtar pasi e ka dënuar me 20 vjet burg për “Pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim trafik droge”, kokainë, heroinë. “Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses rreth 25 operacione ndërkombëtare brenda një viti, numrin më të madh të operacioneve ndërkombëtare në shkallë vendi apo të realizuar ndonjëherë më parë”, bën të ditur policia.